+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

LGBT Junajted Tetovë ka nevojë për angazhimin e Koordinatorit/es të Qendrës së Komunitetit LGBTI në Tetovë për koordinim të Qendrës së Komunitetit LGBTI në Tetovë dhe aktiviteteve të përfshira në planin strategjik dhe programin vjetor – të mbështetura financiarisht nga Bashkimi Evropjan.

Kordinatori/e i  Qendrës të Komunitetit LGBTI në Tetovë

Kandidatët /et e interesuar/a duhet t’i përmbushin kushtet në vijim:

  • Minimum të kenë shkollë të mesme të kryer;
  • Njohje të gjuhës angleze dhe gjuhës maqedonase, njohje të gjuhës shqipe, turke, rome, ose ndonjë nga gjuhët tjera lokale do të konsiderohet si përparësi:
  • Përshtatshmëri, përpikëri dhe gatishmëri për punë ekipore;
  • T’i njohë problemet dhe sfidat e komunitetit LGBTI+.

Obligime të Koordinatorit/es

  • Çdo ditë pune ta Koordinojë Qendrën e Komunitetit LGBTI në Tetovë,
  • Të mbajë evidenc të vizitorëve në Qendrën e Komunitetit LGBTI në Tetovë
  • Të organizojë dhe zbatojë aktivitete të parapara në projekt.
  • T’i asistojë Menaxherit/es së Projektit në organizimin e ngjarjeve të ndryshme të cilat janë të parapara në projekt e të cilat duhet të mbahen në Qendrën e Komuniteit LGBTI në Tetovë;
  • Të kujdeset për rendin dhe disciplinën në Qendrën.

Paga e parashikuar në shumën BRUTO me kontribute të mbuluara për sigurim shëndetësor dhe pensional është 33.540,00 denarë shumë bruto.

Orari i punës 40 orë në javë.

Angazhimi i punës i referohet periudhës 15 janar – 31 dhjetor 2022, me mundësi vazhdimi për 36 muajt e ardhshëm.

Si të aplikoni?

Dërgoni biografi dhe letër motivuese në gjuhën angleze, jo më vonë se 10 janar 2022 në info@lgbtunited.org me shënimin “Koordinator/e i/e Qendrës së Komunitetit LGBTI në Tetovë”

Në përfundim të konkursit do të kontaktohen dhe do të ftohen për intervistë vetëm ata kandidatë që plotësojnë më së miri kriteret e mësipërme.

Shoqata LGBT Junajted Tetovë garanton se të gjithë kandidatët e regjistruar do të kenë të njëjtat kushte në përzgjedhje pa dallim etnie, identifikimi gjinor, orientimi seksual, moshe, statusi martesor dhe prindëror, race, aftësi të kufizuara apo ndonjë bazë tjetër.