+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

 Shoqata LGBT Junajted Tetovë ka nevojë për angazhimin e Kordinatorit/es Rajonal/e të Komunitetit LGBTI për implementimin e aktiviteteve të përfshira në planin strategjik dhe programin vjetor – të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropjan.

Koordinator/e  Rajonal/e e  Komunitetit LGBTI.

Kandidatët/tet  e interesuar/a  duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:

  • Minimum arsimim të mesëm;
  •  Njohje të gjuhës angleze dhe gjuhës maqedonase, njohje të gjuhës shqipe, turke, rome, ose ndonjë nga gjuhët tjera lokale do të konsiderohet si përparësi;
  • Përshtatshmëri, përpikëri dhe gatishmëri për punë ekipore;
  • T’i njohë problemet e komunitetit LGBTI në nivel lokal me fokus në Rajonin malor Jugperëndimor, Pellagonisë dhe Juglindor.

Obligime të Koordinatori/e Rajonal/e:

  • Të realizojë takime të rregullta me Komunitetin LGBTI në nivel lokal me fokus në Rajonin malor Jugperëndimor, Pellagonisë dhe Juglindor;
  • Të rganizojë aktivitete sipas nevojave të projekteve në qytete të ndryshme;
  • Në bashkpunim me Menaxherin/en e Projektit të asistojë në evente të ndryshme dhe aktivitete.

Angazhimi i punës i referohet periudhës 15 janar – 31 dhjetor 2022, me mundësi vazhdimi për 36 muajt e ardhshëm.

Orari i punës 40 orë në javë.

Paga e parashikuar në shumën BRUTO me kontribute të mbuluara për sigurim shëndetësor dhe pensional është 33.540,00 denarë bruto.

Shoqata LGBT Junajted Tetovë garanton se të gjithë kandidatët e paraqitur do të kenë të njëjtat kushte në përzgjedhje pa dallim etnie, identifikimi gjinor, orientimi seksual, moshe, statusi martesor dhe prindëror, race, aftësi të kufizuara apo ndonjë bazë tjetër.

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në anglisht jo më vonë se data 10 janar 2022 në info@lgbtunited.org me titullin  ” Kordinatori/e  Rajonal/e “

Pas përfundimit të konkursit, vetëm candidate/e  që i plotësojnë më së mirë kriteret e mësipërme do të kontaktohen dhe do të ftohen për intervistë.