+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Shoqata LGBT Junajted Tetovë  ka nevojë të punësojë Menaxher/e Financiar dhe Administrativ për menaxhim financiar dhe administrativ lidhur me aktivitetet e përfshira në planin strategjik dhe programin vjetor – të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Menaxher/e financiar/e dhe administrativ/e.

Kualifikimet e nevojshme:

– Arsimi universitar (deridiplomik) në fushën e ekonomisë, kontabilitetit dhe financave;

– Së paku tre vjet përvojë pune në fushën e menaxhimit administrativ dhe financiar në sektorin joqeveritar. Përvojë e punës në projekte të financuara nga BE-ja do të konsiderohet si avantazh;

– Njohja e gjuhes angleze dhe maqedonase, njohja e gjuhes shqipe, turke, rome apo gjuhe tjeter lokale do te konsiderohet si avantazh i madh ne perzgjedhje.

– Përshtatshmëri, përpikëri dhe gatishmëri për punë ekipore;

Përshkrimi i punës:

– Përgatitja e urdhër pagesave;

– Monitorimi i rregullt i kostove të realizuara dhe buxheteve të projekteve;

– Sigurimi i përputhshmërisë së plotë të operacioneve financiare të LGBT Junajted Tetovë që ka të bëjë me projektet, me rregullat dhe standardet e BE-së, rregullat e brendshme të LGBT Junajted Tetovë dhe legjislacionin vendor në RSM;

– Kryerja e aktiviteteve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës në kuadër të projekteve;

– Përgatit dhe dorëzon dokumente për afishim te kontabilist i jashtëm, përgatit raporte fianciare tremujore dhe arkivon dokumentacionin e projektit;

– Të përgatisë raporte financiare periodike dhe përfundimtare për projektet;

– Të zbatojë procedurat e prokurimit për nevojat e projekteve në përputhje me rregullat dhe standardet e BE-së, rregullat e brendshme të LGBT Junajted Tetovë dhe legjislacionin vendor në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

– Kryerjë të detyrave të tjera të punës lidhur me menaxhimin administrativ dhe financiar të projekteve nën drejtimin e menaxherëve të projekteve.

Paga e parashikuar në shumën BRUTO me kontribute të mbuluara për sigurim shëndetësor dhe pensional është 33.540,00 denarë bruto.

Angazhimi i punës i referohet periudhës 15 janar – 31 dhjetor 2022, me mundësi vazhdimi për 36 muajt e ardhshëm.

Si të aplikoni?

Dërgoni biografi dhe letrër motivuese në anglisht jo më vonë se data 10 janar 2022 në info@lgbtunited.org me shënimin “Menaxher/e Financiar dhe Administrativ”

Pas mbylljes  të konkursit do të kontaktohen dhe do të ftohen për intervistë vetëm ata kandidatë/e që i plotësojnë më mirë kriteret e mësipërme.

Shoqata LGBT Junajted Tetovë garanton se të gjithë kandidatët/tet  e paraqitur/a  do të kenë të njëjtat kushte në përzgjedhje pa dallim etnie, identifikimi gjinor, orientimi seksual, moshe, statusi martesor dhe prindëror, race, aftësi të kufizuara apo ndonjë bazë tjetër.