+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Në periudhën nga 14 deri më 18 korrik në Strugë, LGBTI Junajted zhvilloi dy trajnime mbi temën“Të drejtat LGBTI në Maqedoninë e Veriut dhe aktivizmi kreativ” I cili u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi I komunitet LGBTI,prindërve,miqve dhe mbështetësve të komunitetit LGBTI në Maqedoninë e Veriut” mbështetur nga Ambasada SHBA-sëe në Shkup

Në trajnim morën pjesë 30 pjestar të komunitetit LGBTQI+ nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.Të cilët ishin të ndarë në dy grupe.Në secilën grup morën pjesë nga 15 persona.

Pjesëmarrësit në trajnim patën mundësinë të njihen më hollësisht me Ligjin e ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili për herë të parë përfshin në vete orientimin seksual dhe identitetin gjinor si baza të diskriminimit.

Ky ishte trajnimi i dytë dhe i tretë nga gjithsej katër trajnime që LGBTI Junajted ka realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit LGBTI, prindërve, miqve dhe mbështetësve të komunitetit LGBTI në Maqedoninë e Veriut”, me qëllim informimin më të mirë dhe fuqizimin të komunitetit LGBTI në Maqedoninë e Veriut.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më mirë me njëri tjetrin dhe të ndajnë informacione personale mbi këtë temë që prek të gjithë. Gjithashtu në kohën e tyre të lirë ata patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Strugës dhe Ohrit dhe kulturat e tyre dhe të shijojnë ujërat e Strugës.