+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Thirrje deri te të gjithë personat LGBTI nga qytetet Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga, Ohëri, Manastiri, Prilepi dhe Strumica dhe qytetet më të vogla dhe mjediset rurale në afërsi të këtyre qyteteve për pjesëmarrje në trajnime.

Shoqata LGBT Junajted, shpallë thirrje për trajnime me temë: “Të drejtat LGBTI në Maqedoninë e Veriut dhe Aktivizmi Kreativ”.  Në këtë trajnim do përfshihen këto tema:

  • Ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Ku dhe kur ky ligj mbron të drejtat e personave LGBTI? Si të denoncojmë diskriminim dhe ku të denoncojmë atë?
  • Çfarë është aktivizmi kreativ? Çfarë është fushatë? Si realizohen fushatat?

Trajnimi i parë do mbahet në Shkup në periudhën prej 18 deri 20 qershor ndërsa trajnimi i dytë do të mbahet në Ohër nga data 16 deri 18 korrik 2021 dhe të njejtat realizohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit LGBTI, prindërve, miqëve dhe mbështetësve të komunitetit LGBTI në Maqedonin e Veriut”, që është i mbështetur nga ambasada e SHBA-së në Shkup.

Akomodimi, transporti, ushqimi dhe materialet për punë janë plotësidht të mbuluara nga ana e Shoqatës LGBT Junajted.

Kusht për pjesëmarrje në këto trajnime është që pjesëmarrësit të jenë mbi 18 vjeç dhe të jenë të motivuar të kontribuojnë për ndryshime dhe pranim më të madh të Komunitetit LGBTI në nivel local nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të cilat do të realizohen në qytetet e tyre pas përfundimit të trajnimeve.

Që të paraqiteni për pjesëmarrje në trajnime është e nevojshem që ta plotësoni formularin i cili gjendet në linkun më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/1bTcD-I5fXWyNuJ9JD5z4rmaBXhmQZyYua2k5Q7_GH0o/edit