+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë #IDAHOBIT

17 Maj 2021

IDAHOBIT shënohet çdo vitë më 17 Maj për të tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve, medias, publikut, drejtuesve të opinionit public dhe autoriteteve lokale për situatën me të cilën përballen personat LGBTI (lezbike, gej, biseksual, transgjinor dhe interseks) dhe të gjithë ata që nuk përputhen me shumicën e normave seksuale dhe gjinore.

Kjo ditë u krijua në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve, drejtuesve të opinioneve, lëvizjeve shoqërore, publikut dhe mediave për dhunën dhe diskriminimin që përjetojnë personat LGBTI ndërkombëtarisht.

Data e 17 majit u zgjodh posaçërisht për të përkujtuar vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë më vitin 1990 për të deklasifikuar homoseksualitetin si një çrregullim mendor.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë ka marrë njohje zyrtare nga shumë shtete, institucione ndërkombëtare si Parlamenti Evropian dhe nga autoritete të panumërta lokale. 

LGBT Junajted Tetovë për ta shënuar këtë 17 maj zgjodhi simbolikisht moton “Të bashkuar në diverzitet dhe solidaritet” për ta shënuar situatën e vështirë me të cilën përballemi gati një vitë për shkak të pandemisë të Kovid 19.  Kjo krizë globale na ka treguar se ka shumë njerëz human dhe se në momente të tilla pasigurie dhe nevoje për ndihmë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, humanizmi kalon urrejtjen, ngrihet mbi të keqen dhe dallimet bëhen të padukshme në frymën e njerëzimit universal. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin dhe mbështetjen e shumë personave human dhe mbështetësve të komunitetit LGBTI.