+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Të dashur persona LGBT +, të dashur prindër, miq dhe mbështetës,

 

Ne dëshirojmë t’ju informojmë se që nga fillimi i krizës shëndetësore me KOVID-19 në vendin tonë, një numër i madh i qytetarëve, përfshirë  edhe personat LGBT +, papritur janë gjendur në një situatë të vështirë dhe të pashpresë. Disa kanë humbur vender e tyre të punës, disa kanë mbaruar pa të  ardhurat themelore për ushqim, disa janë në rrezik për të humbur shtëpitë e tyre, dhe disa janë bërë viktima të dhunës dhe diskriminimit.

 

Të vetëdijshëm për situatën në të cilën u gjendën personat LGBT +, në fillim të gjendjes së jashtëzakonshme ne siguruam pako ushqimore që fillimisht u financuan nga ne, Shoqata LGBT Junajted Tetovë. Por, meqë gjithnjë e më shumë kërkesa për ndihmë na vinin çdo ditë dhe ne donim t’i përgjigjeshim të gjitha thirrjeve, gjithashtu kërkuam mbështetjen e miqve tanë jashtë vendit, persona  LGBT +, të cilët iu përgjigjën thirrjes sonë për ndihmë dhe ushqimi u siguria  për të siguruar ushqim i cili urgjent u shpërnda aty ku kishte nevojë në shtetin tone, por gjithashtu ndihmë  ofruan edhe mbështetësit ose aleatët e komunitetit LGBT +.

 

Deri më sot, 21 maj 2020, kemi shpërndarë mbi 300 pako ushqimore, 300 maska ​​mbrojtëse me shumë përdorime, 300 maska ​​mbrojtëse për një përdorim, kemi ndihmuar 7 LGBT + persona që të mbulojnë financiarisht shpenzimet aktuale, 3 LGBT + persona  i ndihmuam  të paguanin qiranë e tyre për shkak të pamundësisë së tyre për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, dhe  i ndihmuam mbi 20 LGBT + njerëz të blenin  ilaçet që ju duheshin.

Сето ова немаше да биде возможно да го реализираме без вашата доверба и поддршка. Затоа, упатувам голема благодарност од мое име, од име на Здружението ЛГБТ Јунајтед Тетово и од име на ЛГБТ+ лицата на кои им помогнавте во овие тешки времиња да почувствуваат сигурност и поддршка!

 

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin dhe mbështetjen tuaj. Prandaj, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time personale, në emër të Shoqatës LGBT Junajted Tetovë dhe në emër të LGBT + personave që ju ndihmuat gjatë këtyre kohërave të vështira për t’u ndjerë të sigurt dhe të mbështetur!

Kjo krizë globale na ka treguar se ka shumë njerëz human dhe se në momente të tilla pasigurie dhe nevoje për ndihmë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, humanizmi kalon urrejtjen, ngrihet  mbi të keqen dhe dallimet bëhen të padukshme në frymën e njerëzimit universal 

Sinqerisht i juaji,

Bekim Asani

Kryaterë i Shoqatës LGBT Junajted Tetovë