+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Një natë sikurse edhe netët e tjera, kur nuk mund të flija dhe duke menduar në zhdukjen e kësaj bote, duke fantazuar për dashurinë vendosa të dëgjojë një interpretim “Nokturno për violinçelo” të Petar Iliç Çajkovskit.  Ajo melodi e thellë e cila ma drithëroi zemrën dhe më bëri të kuptojë për letrat e Çajkovskit. Ato sekrete të jetës së tij të vështirë të lidhura me homoseksualitetin e tij, në kohën kur kjo ishte ndëshkuese dhe në një shoqëri të tmerrshme  jashtëzakonisht homofobe, si në jetën shoqërore ashtu politike të Mbretërisë Ruse  

 

Në ShBA dhe Britaninë e madhe është botuar libër me titull “Тhe Tchaikovsky Papers: Unlocking the Family Archive”, ku pranohet më lirshëm, ndërkaq në Rusi akoma ka diskutime të mëdha lidhur me këtë temë. Në disa zbulime për dashurinë ndaj shërbëtorit të tij dhe  letrave të dërguara vëllait të tij Modest Iliç Çajkovski konstatohet se ka qenë gej.

Petar  Iliç Çajkovski ( 1840) është kompozitori më  i njohur rus, në kohën e Mbretërisë së Rusisë dhe në romantizmin e vendeve sllovene. Jeta e tij e vështirë është reflektuar nëpër elementet dramatike të romantizmit të thellë, si pasqyrim i homoseksualitetit të tij. Duke luftuar për homoseksualitetin e tij hynë në martesë, e cila shumë shpejt dështon. Mendon për vetëvrasje, por edhe pos karakterit hipokondrik, për të cilin besohet se është i sëmurë nga kolera nuk vdes nga kjo sëmundje, por bënë vetëvrasje. Edhe më herët ka marrë kërcënime nga Rusia homofobike, në atë periudhë. 

 

Njëri nga kompozitorët më të njohur, madje edhe botëror Petar Iliç Çajkovski ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e baletit rus. Me prejardhje ruse, karriera e tij filloi në Moskë me veprën e tij të parë: Uvertyra “Romeo dhe Zhulieta” dhe operat “Vojvoda” dhe “Undina”. Shkollimin e mbaron në Konservatoriumin e Petrogradit me pianistin e njohur Anton Rubinshtajn, të cilit ia përkushton koncertin për piano dhe orkestër nr.1 në b- moll, op.23

 

Opusi i baletit, që  asnjëherë nuk do të harrohet është vetëm hyrje në krijimtarinë e tij të pasur: Baleti: “Liqeni i mjellmave”, “Bukuroshja e fjetur” dhe “Arrëthyesja” njëkohësisht janë edhe baletet e para të mëdha ruse.  

 

Ka shkruar gjashtë simfoni, të fundit  e quan “Patetike”.

 

Më e rëndësishme është se Çajkovski vdes nëntë ditë pas mbajtjes së premierës të kësaj simfonie në Sant Petesburg në tetor të vitit 1893. Supozimet për jetën e tij sekrete seksuale të ngërthyera në këtë simfoni grandioze, sot e kësaj dite e përbëjnë atë mistikë estetike. Përveç frazave të dashurisë dhe momenteve fëmijërore, fundi është befasues dhe e arsyeton atë patetikë të lidhur me depresionin dhe ndjenjën e përhumbjes në atë periudhë të vështirë që ka jetuar. 

 

Autor: The Dark Night      

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”