+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Jetojmë në shoqëri ku është turp të themi të dua. Si të të them se të dua? Si të të them se mund të ta jap të gjithë botën? Si të të them se ti je gruaja e jetës sime, kur tek ne më e  rëndësishme është se si quhesh se si të kanë pagëzuar, si dukesh dhe si ndjehesh? Si të të them eja me mua do të kemi të ardhme, edhe pse e di se më dashuron, se nëse quhesha Marko dhe jo Martina pa hamendje do të vije me mua!? Por, ja që unë quhem Martina, dhe nuk kam asgjë  femërore brenda meje përveç emrit dhe seksit, kurse nga larg duket se jam Marko. Kujt tani t’i hidhërohem, sepse nuk mundem para të gjithëve me zë të ta them, se të dashuroj?! Natyrës? Zotit? Shoqërisë? Vetvetes? Të gjithëve? Kujt?!! Kë të akuzojë, tani kur kam jetë me ty, të cilën dëshirojë ta kalojë, por nuk mundem sepse jam Martina? Edhe ti mua më dashuron- e di. Kë akuzon ti? Ja ma thuaj? Unë nuk e di kë duhet ta akuzojë. Ti vet më thua se më sheh si Marko dhe jam Marko, sepse realisht jam Marko, por sipas dokumenteve dhe sipas të gjitha të dhënave e dimë se jam Martina, ajo që nuk i ngjaj fare asaj është krejtësisht diçka tjetër, me rëndësi e dinë, në letërnjoftim ashtu më shkruan dhe ja kjo është arsyeja që nuk je  me mua. Që nuk do të jesh me mua. Kjo është arsyeja që njeh dashuria, dashuria ime ka afat skadime. Por a nuk është dashuria e përjetshme. Por, jo. Dashuria ime ka afat skadimi. Edhe kjo edhe të tjerat dhe të gjithë të tjerat që do të vijnë. Kushedi sa e sa dashuri më kanë mbetur pa u thënë, sepse, apo jo njerëzit e dinë dhe kjo këtu nuk është në rregull. Çfarë jete është kjo, kur e di se çdo dashuri e kam me afat skadimi? Çfarë jete është kjo, pa dashuri në të? Çfarë jete është kjo kur më e rëndësishme është njerëzit ta dinë se si quhesh, e jo se si ndjehesh dhe se kjo të definon se sa njeri i lig je ose nuk je njeri ose diçka e tmerrshme?

Ja këtu do  ta them. Të dashuroj. Dua që jetën ta kaloj me ty. Nuk dua asnjë moment të kalojë  dhe ti mos jesh pjesë e tij. Dua të dua. Dua kur të dua. Dua kur më do. Dua të më duash. Dhe në vend të më thuash: “të dua edhe unë ty”, ti më thua: “lamtumirë”. Lamtumirë sepse  është turp. Njerëzit e kanë kuptuar. Familjarët nuk do të lejojnë t’i turpërosh me atë që do t’ju thoshe se më dashuron. Dhe të zgjedhësh të largohesh dhe të braktisësh gjithçka, të gjithë atë dashuri të vërtetë, të sinqertë, të fuqishme, të gjithë lumturinë dhe të ardhmen me dikë për të cilin je i vetëdijshëm se të dashuron pakushte, vetëm e vetëm mos turpërosh familjarët e tu,sepse na qenka turp?! Prej kur është turp të dashurosh? Mua më kanë mësuar se dashuria është gjëja më e bukur, ndjenja më e bukur e botës  dhe forca shtytëse e secilit prej nesh. Çdo lloj dashurie është e veçantë, sidomos aty ku ka romancën, atëherë kur do ta gjesh pjesën tjetër të shpirtit tënd. Ja kjo je ti, ti je pjesa ime e shpirtit…dhe më thua “lamtumirë”. Na braktis, mua edhe veten, të jetojmë gjysma. Si njerëz gjysmakë. Sepse në letër jam Martina. Të isha Marko do të ishim një, do të ishim gjithçka. Ndoshta një ditë do të bëhem Marko. Ka metoda edhe për këtë, por unë gjithmonë Markoja i pamjaftueshëm për ty sepse njerëzit e dinë se dikur isha Martina. Dhe atëherë kur do të vijë turp t’ju tregosh prindërve se njeriu që tek ofiqari është regjistruar si Marko, por paraprakisht ka qenë Martina. Dhe ja sërish trup. Çfarë të zeze ju qove në shtëpi?!I turpërove njerëzit. Kurse ajo se sa Marko të dashuron, sa ti e dashuron atë, se sa jeni të lumtur, se sa jeni të lindur për njëri- tjetrin…e gjithakjo nuk ka rëndësi. Do të zgjedhësh një njeri i cili ka lindur dhe është i evidentuar si Marko dhe do të quhet Viktor. Dhe të jetosh me të jetë gjysmake, si njeri gjysmak duke aktruar lumturinë dhe dashurinë. Dashuria dhe pasioni do të kalojnë vetëm  gjysma. Gjysma tjetër që gjithmonë të ka mbetur tek dikush tjetër, por nuk ke guxuar të bësh zë, sepse ka qenë turp të thuash se më dashuron. Sepse të më dashurosh është mëkat dhe turp dhe kjo nuk është në rregull, e ku është e shkruar e gjithë kjo, përveçse në steriotipet e shoqërisë, nuk e di.

Mirëpo, në rregull është të jetosh gjysma me njeriun që nuk e dashuron as përafërsisht se sa unë, por vetëm, sepse në librin amë është i evidentuar si Viktori. Sepse ashtu thonë steriotipet, sepse ashtu nuk është turp.

Dhe çdo natë, para se të flesh do të më kujtosh. Do të kaloj nëpër të gjithë trupin sikurse rrymë dhe do të rikthehen të gjitha kujtime dhe çastet e kaluara së bashku. Puthjet e përqafimet e  mija, fytyra ime, sytë e mi, buzët e mi. Do më kërkosh të të vijë në ëndërr, vetëm për tu larë me dashurinë e pastër. Gjithë jetën do të kesh një lëmsh në gjoks, do të peshojë dhe do të quhet Marko. Dhe për çdo ditë atë do ta kërkosh tek Viktori yt, në shprehitë, gjestet, buzëqeshjen, përqafimin dhe puthjet por asnjëherë nuk do ta gjesh. Edhe sikur ta  braktisësh Viktorin, dhe të nisesh të kërkosh dikë që i ngjan Markos tënd…kurrë nuk ke për ta gjetur, sepse Marko është një dhe i vetëm, i yti përgjithmonë, i yti asnjëherë. Dhe e gjithë kjo vetëm e vetëm sepse është turp të them që të dashurojë, e gjithë kjo sepse është turp të tregosh se më dashuron, kjo është e vërteta, turpi është më i fuqishëm se gjithçka, apo jo. Dhe mua  do të më mbetet të numëroj ditët me boshllëkun e dashurisë, duke e ditur se të kam humbur ty, humba gjysmën tjetër të shpirtit tim, se jetojë në një shoqëri ku është turp të them se të dashuroj dhe se dashuria ime dhe të gjithë të tjerëve që kanë lindur si mua kanë afat skadimi ose nuk do të ekzistojë fare, vetëm e vetëm sepse ekzistojnë steriotipet se është turp të themi kë dashurojmë. 

Autor: The Dark Knight

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”