+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Do të fillojë prej vitit 2013.  Ky vitë për mua ishte vitë i ndryshimeve të mëdha në jetën time. Për herë të vendosa se dua të jetojë jetën time si dua vetë, jo jetën të ciën e donin për mua prindërit e mi dhe shoqëria. Duhet të theksojë se rrjedh nga një familje patriarkale shqipëtare. Familje në të cilën respektohej gjithëmonë fjala e prindit. 

Me të gjitha forcat e mia vendosa të lirohem nga kthetrat e patriarkatit, nga kthetrat të cilat më shtrëngonin e nuk më lenin të marrë frymë. Vendosa të jem UNË ajo që merr vendime për veten time, të jetojë në mënyrën time jo ashtu siç duan prindërit dhe shoqëria. Në momentin e parë kur fillova të jetojë ashtu si në të vërtet dua, ishte momenti kur për herë të parë mora frymë thell, aq thellë sa ndjeva sikur një hallkë e një zinxhiri u këput. E unë fillova të marrë frymë lirshëm. 

Sa beteja të brendshme përfunduan në atë moment. E atëherë filloi lufta e jashtme, betejat e vërteta, me njerëzit, me familjen, me shoqërin. 

U dashurova në një femër në vitin 2013. Për herë të parë dashuroja, pa mundur t’ia sqarojë vetes se pse dashurojë. Për herë të parë nuk munda t’ja sqarojë as vetes se çfarë ndjeja, e lëre më të tjerëve.

Të shkruash për dashurinë nuk mjafton një faqe, nuk mjaftojnë as të gjitha fletoret e librat në botë. Sa dashuri të papërfunduara, sa ndarje për shkak të shoqërisë, sa ndarje e sa flijime për shkak të familjeve të cilat nuk duan ta kuptojnë se dy të ri dashurojnë njëri-tjetrin pa dallim të fesë, kombsisë, statutit shoqëror, apo në rastin tim pa dallim të orienrimit seksual.

Të dashurosh një personë që i takon gjinisë së njejtë të cilës i takonë edhe vet, për njerëzit të cilët kurrë skan dashuruar është një gjë jo normale, absurde. Po unë ja dashurojë ndryshe, jam femër e cila pëlqen femra e cila bie në dashuri me femra.

 Nuk do të vazhdojë të shkruajë për dashurin sepse siç kam cekur dhe më lart nuk mjafton asnjë fletore e asnjë libër që t’i mbledh të gjitha çka kam për të shkruar.

Të jetoshë si person LGBTI në Maqedoni shpesh herë do të thotë të mos jesh vetja. Të jetosh një jetë të dyfishtë, para tjerve të jesh ai personi strejt të cilin të gjithë e respektojnë dhe e duan për shkak se është një person dhe mike e mirë, me edukat dhe e shkëlqyer. Po çka se të gjithë të respektojnë kur nuk mundesh ta jetojshë jetën ashtu siç do vet. Kur e di që shumë njerëz do vendosin të largohen nga jeta ime kur ta kuptojnë orientimin tim seksual. 

Do ngelem edhe një kohë të gjatë brenda “dollapit” për familjen time, për shoqërinë homofobike, për njerëzit të cilët do largohen nga unë momentin e njejtë që do e kuptojnë se unë dashurojë ndryshe. Po nuk do ri kur e heshtur, do flasë dhe do flasë zëshëm, do luftojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”