+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Nuk dua të filozofojë. Dua të shkruaj një letërshkrim, shpresë për ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë.  

Në moshën 14 vjeçare, kur fillova të shkojë në shkollën e mesme e kuptova se jam homoseksual. Ishte diçka e çuditshme për mua, diçka e paperceptueshme, sidomos për faktin që vij nga një zonë e vogël  provinciale. Ambienti provincial fal botëkuptim të vogël dhe iracional. Unë në atë moshë nuk e dija se çfarë është ajo gjë, më vinte diçka e huaj. Nuk dija kujt t’i thosha, çfarë t’i thoja dhe si t’i thoja. 

E kuptova se ndodhem në një mentalitet homofobik dhe mendoja se askush ska për të më pranuar të tillë.

E vura re qëndrimin e prindërve të mi ndaj homoseksualizmit, ishte shumë i rreptë. Gjëja tjetër që më vriste emociaonalisht ishte fakti që e kuptova se nuk kam asnjë tërheqje sekuale ndaj gjinisë së kundërt, d.m.th. që nëse homoseksualizmin e mbulojë me martesë me femër do kutohem që jam homoseksual. 

Kështu që vuajtjen time vendosa ta mbaj në vete, të digjem, të mërzitem, të jem i dëshpëruar dhe askush të mos mundet të më ndihmojë. Vuajtjen time e kamuflova me buzëqeshje. Çdo natë para gjumit e njomja jastëkun me lotë, qaja si i marrë.

Ti që po e lexon këtë letër dua ta kuptosh se ne homoseksualët ekzistojmë. Nuk po ta zbukurojë me figura stilistike vuajtjen time, thjesht po të shkruaj se unë mund të jem dajli yt, mund të jem vëllai yt, mund të jemi kushërij, mund të jem shoku yt, kolegu yt.

Vallë ndojëherë më ke zgjatur dorën dhe të më thuash se çfarë kam dhe çfarë më mundon? Vallë më ke dhënë ti atë mundësi që të më dëgjosh mua, dhe unë ty të sqarohem se jam i pafajshëm, se nuk kam pikë faji? Çfrë shoqërie jemi ne? Çfarë shoqërie dreqi jemi?

Mendoni se promovojë homoseksualizëm?

Vallë promovohet vuajtja?
Vallë unë dëshirojë që prindërit e mi të dëshpërohen dhe mos jenë krenarë për mua?

Homoseksualizmi nuk është seks me të njejtën gjini, është ndjenjë që ose e ke ose nuk e ke.

Unë nuk promovojë azgjë.

Unë thjesht kërkojë që të them se edhe unë ekzistojë dhe se kam të drejtë të punojë si çdo njeri në çdo sferë të jetës. Unë nuk jam as alkoholist, as narkoman, as çthurës i familjes si nocion.

Un thjesht dua të jem i qetë kudo që të shkojë i buzëqeshur dhe i lumtur.

Vallë unë e zgjova të jem i tillë.

Ju sugjeroj t’i dëgjoni fëmijët tuaj për hallet që kanë. Mos i lini të mërziten, e të dëshpërohen.

Ata mund të kenë problemin e njejtë si problemin tim.

Jepjuni atë mundësi dëgjimi.

Problemi nuk zgjidhet nëse e kamuflojmë ose mbulojmë. Këtë më shumë e them për mësimëdhënësit dhe psikologët e shkollave.

Nuk është çdo gjë ashtu si mendoni. Përpiquni të paktën njëherë t’i shiqoni gjërat nga këndvështrimi im dhe do shihni se e vërteta është më ndryshe se ajo që mendoni.

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”