+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Në kohën time, kur zbulova vetveten dhe po realizohesha në forma të ndryshme, mos them- kur rritesh  me të gjithë “normalët”,më kujtohet mirë se gej/ lesbike ishte diçka aq fiktive, e largët dhe e patolerueshme. Madje edhe për veten time. A mund ta imagjinosh për ne që në sytë e të tjerëve ishim LGBT.

Kur fillova të vërej se më tërheq i njëjti seks, në rastin tim seksi femër, dhe kur kujtohem  në momentin që për herë të parë ia pranova vetes se po dashurohem në femër, tani e kam akoma më qesharake, por atëherë ishte e pabesueshme, çfarë paniku mu shfaq në kokë. Një huti e tërë, që edhe për momentin është sfidë më vete për ta përshkruar.

Më kujtohet një skenë, të cilën bashkërisht me të dashurën time, të cilën e admiroja, rijmë në një karrige në karshi Hotel Karposhit, kurse në stomak na fluturojnë flutura dashurie. Thosha: “E dua” Ç’po ndodh kështu? Kjo nuk është mirë. Nuk është normale?” Natyrisht, shumica kanë kaluar nëpër të njëjtën gjë dhe e dinë se për çfarë flas.

Të dashurosh atë që dëshiron të dashurosh dhe të mos gjykohesh nga rrethi është një bekim i vërtetë. Të mos guxosh ta puthësh të dashurën kur e shiheni, nuk është e lehtë. Edhe pse u rrita në një familje të shkëlqyer, megjithatë në të vërtetë e kisha të vështirë të më kuptojnë, ishin konservativ për këtë çështje. 

Që e vogël dëgjoja se dasmat janë diçka e mrekullueshme. Të rritesh të kesh burrë dhe fëmijë, ai duhet të jetë synimi i jetës. Muhabetet e këtilla dinë të kufizojnë dhe mos të lejojnë të kuptosh se çfarë ndjenjë dhe çfarë dëshiron. Të hutojnë, të shtangin dhe të fundosin.

Për shkak të lidhjes një vajzë, një  kohë isha e përjashtuar nga shtëpia, humba një dashuri të madhe sepse nuk isha gati të jem ajo që jam. Po, jo më. Djema, vajza, të duhemi është gjëja më e bukur në botë. 

Prindër, lejoni që fëmijët tuaj  të jenë ajo që janë, mos i ndryshoni në atë që ju do të donit të ishin. Për tu rritu të lumtur dhe të shëndetshëm, duhet vetëm t’i përkrahni në rrugën dhe përzgjedhjen e tyre, madje edhe kur ta dini se është gej, është ok. Gjithçka është e bukur, kur është me zemër dhe ndjenja të sinqerta. 

Autor: Ktb

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”