+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur. Fëmijë që lirinë e kërkojnë mbrëmjen e së dielës, kur të gjithë bëhen gati për të hënën.

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur, të cilët asnjëherë nuk arritën të përfshihen mes miqsh dhe në shoqëri.

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur, të cilët sillen ndryshe, apo nuk thamë se veshja nuk e bënë njeriun, por shpirti. 

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur, me këndvështrime të tjera ndaj jetës, të paktën ashtu na përjetojnë.

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur, të cilët lumturinë e gjejnë të fshehur në katër mure askush mos të na shoh, e vet dimë më së miri të gjykojmë.

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur, të gjykuar në fillim nga vetvetja pastaj edhe nga të tjerët. Duke i shkaktuar vetvetes goditjet më të rënda mbi plagët e gjakosura që nuk arritëm t’i fshihnim, derisa dheu të na mbulojë…

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur, të cilët nuk dinin të ekzistojnë ndryshe, përveç ashtu sikurse në thellësi ndjejmë mospërputhje, radhisim domino kube dhe ndërtojmë kullën e letrave në të cilën jetojnë princeshat e përrallave që na rrëfeni nga fëmijëria…Por do t’i shkatërrojmë kur hormonet do të na ngërthejnë në kërkim të pjesëzës sonë që mungon… 

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur, të cilët në sytë tuaj janë të sëmurë dhe shkaktojnë goditje në mitrën e cila ju ka “ujitur” dhe dhënë gji për të mbjellë farën tuaj…Masturboni kur shihni të mitura me xhaxhallarë të mëdhenj dhe mësuese me nxënës. Dikush duhet të aktroj për t’ua plotësuar imagjinatën tuaj, dikush ndjenë prekje që t’ju lagë veshjen e brendshme…Dhe krejtësisht jam ok me këtë.

Ne jemi një grumbull fëmijë të palumtur  në shoqëri ku krejtësisht është ok të heshtësh për dhunën familjare, për bashkëmoshatar të përdhunuar, për fëmijët e abuzuar të cilët mbajnë buzëqeshjen më të madhe…Por, ne na tregojnë me gisht si murtaja e zezë që shfaqet…Përderisa dikush nga jush janë mësuese, disa xhaxhallarë,  e ne disa jemi një grumbull fëmijë të palumtur të cilët i rritët dhe …të cilët dashurojnë më ndryshe nga ju…

Autor: Demetra

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”