+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Kur lufton gjatë kundër djajve të tu, nuk ia lejon vetes të kërkosh ndihmë edhe kur e je i vetëdijshëm se të duhet…Dëshiron dikush të të afrohet pranë krahut dhe të të thotë:  Në rregull është e di se është e vështirë…Kurse në fakt as vetes nuk ia lejon t’ia prekësh shpirtin nga gjithë dhimbja që e ndjen…Njerëzit kalojnë, të shohin të buzëqeshur, të hareshme, funksionale përderisa përbrenda shkatërrohesh dhe nuk e di pse ndjehesh aq keq, edhe pse realisht për këtë nuk ka arsye…Kur mjaftueshëm lufton vetëm me djajtë e tu, ka një pjesë e jotja që të thotë se i  gjithë ky boshllëk, zhbërje, plogështi, destruktiv, dhimbje të heshtur dhe heshtje…Gjithçka do të kalojë, e ndërsa ai djalli i njërës anë nga krahu yt do të bëjë të harrosh gjithçka të bukur dhe të mirë që ke bërë për botën do të fundosë në greminën e trishtimit, dhimbjes, heshtje dhe buzëqeshjet e rrejshme para njerëzve… Do të mbijetosh, do të presësh, do të presësh të kalojë sikurse hera tjetër  para kësaj here…pa ty do të kaloj zbavitja “after work”, do të kalojë ditëlindja pa ty. Kurse gjatë çdo përpjekje dikush të të prek, do të hidhesh dhe do të bërtasësh të patën nuk të kanë përvëluar me koktej të nxehtë….Sepse e di që me dhimbjen fizike do të mund të përmbahesh me atë “dobësi” para të tjerëve…Jo. Nuk mund të pajtohesh me të gjithë këtë, sepse mësohesh mjaftueshëm gjatë të luftosh me veten, të luftosh kundër vetvetes, të mos i lejosh vetes të kesh shkëlqimin e plotë, vetëm për shkak të frikës se kësaj here nuk do t’ia dalësh. E vetëm kaq “sesa kësaj here” ke të paktën 10 histori dhe shembuj, por vetes nuk mund t’i besosh, që të mos  zhgënjehesh…Çdo ditë të thuash “ja prej sot do të fillojë” dhe derisa shtrihesh dhe mbyll sytë do të bësh 10 plane për nesër se si ta dreqosësh “ ja prej sot do të fillojë”. Dhe sërish do të gjesh ngushëllimin në atë që ke ngushëllim me vite të tëra, pa asnjë kënaqësi, pa asnjë pasion dhe do ta kuptosh se më kot ke humbu një mini thesar të gjërave që nuk të duhen dhe të ushqimit që nuk do ta konsumosh, por e blen vetëm si “siguri” të gjendet në rast se nuk ka, por nuk je as i uritur e ai i etur…Por shpirtin e ke bosh, nga çdo frymëmarrje të dhemb gjoksi gjatë dhe akoma vazhdon të luftosh me djajtë e tu dhe të fillosh nga e para një ditë të rre, me të gurin e njëjtë të sizifit, duke u rrokullisur edhe vet me të, në punë, në shëtitje, në dashuri, në dëshirën për të bërë diçka të pavarur. Nga e para dhe nga e  para, në rrethin e nëntë të ferrit…

Autor: Demetra

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”