+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Dy vitet e fundit, sipas ndonjë rastësie apo jo, nuk mund të kujtojë situatën në të cilën ndjehesha i cenuar, diskriminuar ose i përbuzur sepse jam një burrë transgjinor. Ndoshta privilegji që kam është për shkak ë fytyrës sime androgjene dhe vetëbesimit që e ndërtova gjatë viteve të kaluara, që mos lejojë njerëzit të më tallin për atë që jam. Ndonjëherë mund të ndodh, disa njerëz ta përqeshin feminizmin tim si temë diskutimi, por përgjigjja ime e atyre muhabeteve është se për mua më e rëndësishmja është të jemi autentik dhe jeta të jetë e bukur, e ajo se a jam feminizuar ose jo, nuk lejojë aspak të më lëkund dhe të dyshoj në burrërinë time. Shumë vite përpiqesha të jetojë ashtu sikurse e gjithë shoqëria ma impononte dhe ashtu siç më kishte hije, pyesja veten a jam në të vërtetë një burrë transgjinor, kalove nëpër luftë, ferrë të vërtetë brenda vetes ( transfobi e brendshme) dhe mendoj se me kaq mjaftonte, në atë rast përgjithmonë do ta kem të rëndësishëm mendimin dhe aprovimin e të tjerëve për tu bindur se unë jam ai që jam.

Jeta më ka treguar se fare nuk është e lehtë.  Pa turp në fytyrë më kanë përqeshur dhe treguar me gisht. Nënçmimin që duroja ishte më i tmerrshëm, sepse besoja se ishin më të mirë nga unë, por nuk janë. Në një bisedë për punë, më është thënë se as kafshët nuk jetojnë kështu siç jetojë unë. Në fakultet kisha profesor i cili dëshironte të shërojë traumën e supozuar, që ka rezultuar me sjelljen time si mashkull, dhe dëshironte t’i dërgojë mejle me adresa erotike, më pyeste a masturbojë dhe kështu gjërash…dhe gjitha kjo vetëm për shkak se dallohesha nga të tjerët? Jo, jo ne nuk është dallim, nuk  është ndryshe, ne jemi diçka e pazakontë për ata sepse nuk kanë njohuri për këtë. Përvojat e mija janë të atilla siç janë, dallojnë, vetë, për shkak të trajtimit të tyre jo moral, dhe jo për shkak të identitetit tim transgjinor. Për shkak sepse ata janë shumicë dhe kjo ka mbjellë frikë. Prandaj, pas të gjitha këtyre viteve, të çdo lloji përbuzjeje, vendosa mos ta nëpërkëmbë vetveten, e as të fshihem. Mjaft më nëpërkëmbën. E pranoj se jeta nuk është e lehtë, e pranoj se në çdo intervistë të radhës i jap obligim vetes të shpjegojë pse në dokumente, të dhënat e mija nuk janë të harmonizuara, fatkeqësisht kjo është jeta me përditshmërinë e saj, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresë së luftuar për një të nesërme më të mirë.

Nëse punëdhënësve nuk iu përshtatem vetëm për shkak të asaj që sipas tyre, jetoj më keq se kafshët, do të mbijetojë dhe do të mëkëmbem të luftojë. Mund të shkruaj për atë sesa të tmerrshme e kam patur, por tani nuk jam atje. Dua të tregojë se të gjitha torturat e tyre më fuqizuan, më bënë më të fortë. Shenjat ngjallin kujtime të dhimbshme, por nuk më dhëmbin më. Siç thashë, deri diku ndjejë edhe mirënjohje për fytyrën time androgjene, por ndonjëherë nuk mjaftonte. Paraqitja ime e cila ishte as andej as këndej, ka qenë ndër arsyet më të mëdha të përqeshjeve të llojllojshme. Qëkur e mbaj mend veten isha shënjestër, por vetëm me vetëbesimin që ndjehet në mënyrën sesi flas për veten, duke shfrytëzuar gramatikën e saktë  pa asnjë grimcë dyshimi të identitetit tim, tashmë nuk jam shënjestër. Puna ime është me klientë dhe ndonjëherë njerëzit më drejtohen në gjininë femërore, por nuk të më shkatërrojë dhe të ndjehem keq. Përgjigjem njëjtë. Kur më pyesin në femërore a jam mirë, iu përgjigjem në mashkullore mirë jam.

E vetmja gjë, që në të vërtetë më frikëson  në lidhje me identitetin tim dhe mënyrën sesi jetojë është se një ditë do të ma cenojë stabilitetin ekzistencial, por punojë edhe në këtë drejtim që mos e kem problem në të ardhmen. Investojë kohë dhe energji në mësimin e shkathtësive  të reja, që kur të ketë vështirësi, të mund ta përballojë edhe pa punëdhënësit. Përderisa kjo shoqëri dhe ky pushtet, por edhe pushtet e ardhshme, nuk e kuptojnë se problemet tona janë reale dhe duhet të ofrojnë zgjidhje, vendosa se unë jam ai që duhet të gjejë zgjidhje e cila është e brishtë, e luhatshme por duhet të mbijetojë derisa nuk gjendet zgjidhja e duhur për të gjithë ne. Nuk e di sa do t’ia dal, por dua të luftojë.

Ky është rrëfimi im dhe i qëndrimit tim që kam formuar dhe më nxit për të luftuar. Deri ku do t’ia dal me sukses, këtë koha do ta dëshmojë më mirë.

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”