+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Për herë të parë kur isha 13 vjeç, brenda vetes kisha ndjenja  për një djalë të së njëjtë gjini…Pyetesha a është kjo normale, isha krejtësisht i hutuar, sepse nuk njihja dikë të afërt me të njëjtat ndjenja. Doja të konsultohem me dikë që mund të më ndihmojë dhe të kuptojë, por njëkohësisht  edhe dikë që të më jep më shumë informacione. Fillimisht iu drejtova psikologut të shkollës dhe biseduam për ndjenjat e mija ndaj personit të të njëjtit seks. U krijua një heshtje e plotë dhe mospërfillje e pyetjeve dhe nevojave të mija të momentit, tregonte se kjo është e përkohshme dhe është nxitur nga vet puberteti dhe se me kalimin  kohës do të kohë. Meqë nuk mora përgjigjet e një mijë pyetjeve të mija, të cilat më rrotulloheshin në kokë, kur u ktheva në shtëpi, e shikova nënë sy i dhe nuk mundesha më shumë. Dhe kështu i tregova për ndjenja e mija ndaj djalit që më pëlqente, nga gjinia e njëjtë. Reagimi nuk ishte ashtu sikurse e prisja. Nëna ime ishte e habitur dhe më krahasonte me personin/en transgjinor i cili/a  keqtrajtohej në qytet, se me mua nuk është diçka normale dhe se duhet të mos mendoj më shumë në këtë temë dhe ta harrojë, por nuk mundesha sepse disa fëmijë meshkuj, talleshin me mua, sepse sjellja ime ngjason me sjellje vajze edhe se duhet të bëhem pak më shumë si ata “mashkull” e jo “ pederast” me ashtu sjellje të feminizuar. Kaloi një kohë kur u ndjeva se duhet të gjejë gjëra të cilat do të më ndihmonin të tejkalojë të gjithë këtë stres dhe të vazhdojë të kërkojë ndihmë nga miqtë/mikeshat e tjera . Nuk e kisha  të lehtë, sepse jam rom, por edhe diskriminim “gej” në nivel të lartë, por në internete kishte një ngjarje JAVA E EVROPËS ku kishte ditë të hapur për diskutim me temën “Të drejtat e njeriut” ku isha në ngjarje dhe ku për herë të parë mësova për të drejtat e njeriut në shoqëri. Njëkohësisht u anëtarësove edhe në kursin e gjuhës e angleze, ku për herë të parë njoftova njerëz të cilët dallojnë nga kultura dhe shoqëria jonë. Me kalimin e kohës ndjehesha më i lirë të flas për problemet e mija. U miqësova me një person i cili iu dha përgjigje pyetjeve dhe nevojave të mija, dhe ku punonim në zhvillimin tim personal dhe psikologjik. Bashkërisht me personin në fjalë organizonim aktivitet. Me kalimin e kohës fitova më shumë vetëbesim dhe miq/mikesha të cilët/cilat e dinin se jam rom dhe homoseksual. Aktualisht jam gjimnazist në vitin e fundit  dhe në periudhë kur nuk preokupohem me komentet e të tjerëve, por megjithatë mendoj se çdo njeri duhet të mendojë dy herë para se të thotë diçka për tjetrin/tjetrën. Dhe sipas vetes që kam përjetuar, nuk kam turp të them se jam rom dhe gej. Do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e njerëzve në shoqëri dhe nuk kam frikë t’i thyej steriotipet.

Megjithatë të gjithë jemi njerëz!! 

Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe Bashkimit Evropian

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”