+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

“Kryengritja në Stonewall” Nju Jork, në 28 qershor viti 1969 konsiderohet si fillim i Lëvizjes së të drejtave të komunitetit LGBT, anembanë botës. Rebelimi politik në Stonewall ka ngritur personat LGBT në një udhëtim më të vështirë dhe të thellë.

Trazirat në Stonewall, njëkohësisht e njohur si “Kryengritja në Stonewall”, ishin një seri e tërë e konfrontimeve, që filluan në orët e hershme të  mëngjesit të 29 qershorit të vit 1968, mes policisë dhe komunitetit LGBT, jashtë para klubit gej “Stonewall”, në fshatin Greenwich, të Nju Jorkut. Kështu siç bëhej eskalimi i trazirave, natyrshëm lindi edhe Lëvizja për të Drejtat LGBT.

Trazira 

Vitet  e 60-ta dhe në dekadat e kaluara të shekullit XX, nuk ishin kohë të mira për lesbiket, burrat gej, biseksualët dhe personat transgjinor në Amerikë. Në Nju Jork, me ligj u ndaluan lidhjet të së njëjtës gjini.

Klubet gej ishin vendet ku lesbiket dhe burrat gej, biseksualët dhe transgjinorët mund të socializoheshin, në një ambient relativisht të sigurt. Pjesa më e madhe e këtyre bareve vazhdimisht ka qenë objekt i brutalitetit policor. Një vend të njohur të atillë të komunitetit LGBT ishte “Stonewall In”, klub i errët dhe përplot, i cili ka punuar pa licencë për shërbimin e alkoolit.

Në orët e hershme të mëngjesit të shtunën e qershorit të vitit 1966, nëntë polic kanë hyrë në “Stonevall  In”, dhe kanë arrestuar të punësuarit për shitje të alkoolit pa licencë, me sjellje të vrazhdët me disa nga pronarët, kanë pastruar klubin edhe në përputhje me statutin e krimeve të Nju Jorkut, i cili në atë kohë ka aprovuar arrestimin e gjithsecilit që nuk mbanë tre pjesë  veshjeje të përshtatshme sipas seksit, dhe në përputhje me këtë statut disa persona janë arrestuar. Kjo ka qenë bastisja e tretë në fshatin Grenwich, në gej klubet për një kohë relativisht të shkurtër. 

Mirëpo për dallim nga më herët, këtë radhë personat që janë gjetur në klub, nuk janë tërhequr sikurse kanë bërë zakonisht. Mllefi i tyre dukshëm ka qenë më i theksuar derisa kanë shikuar se si policia i arreston pronarët e klubit në furgonat e policisë. Ata kanë rezistuar ndaj policisë duke  hedhur shishe dhe gjësende që kanë patur nëpër duar. Rreth klubit janë grumbulluar rreth 400 persona të cilët kanë demonstruar revoltën, dhe për shkak të kësaj policia ka qenë e detyruar të thirr përforcim, dhe në fund duke mos patur dalje tjetër ata kanë qenë të detyruar të strehohen në klub. Barrikada policore shumë shpejt është zhbërë, dhe në fund klubit i është vënë flaka. Fatmirësisht përforcimi policor dhe ekipet zjarrfikëse kanë arritur  me kohë që të fikin zjarrin, mirëpo protestat të cilat në momente kanë përfshirë edhe me mijëra persona të tjera kanë zgjatur edhe dy ditë në vazhdim.

Shumë historian këtë kryengritje e karakterizuan si protestë spontane kundër shqetësimit të përhershëm të policisë dhe diskriminimit social, të shkaktuar mbi pakicat  e ndryshme seksuale, në vitin 1960. Edhe pse ka patur protesta të tjera nga grupet LGBT, incidenti “Stonewall” ka qenë kur për herë të parë lesbiket, personat gej, biseksualët dhe transgjinorët kanë shikuar vlerën e unitetit për një kauzë të përbashkët. 

Trashëgimia e Stonewall 

Edhe pse kryengritja “Stonewall” nuk e ka filluar Lëvizja për drejtat LGBT+, ajo ishte forca shtytëse LGBT+ aktivizmi politik, i cili kontribuoi në themelimin e organizatave të shumta për LGBT+ të drejta, përfshirë edhe Gay Liberation Front (Frontin Gej të Lirisë)Human Rights Campaign (Fushata për të Drejtat e Njeriut), GLAAD (Aleanca e Gejve dhe Lesbikeve Kundër Shpifjeve ) dhe  PFLAG (Prindërit, Familjet dhe Miqtë e Lesbikeve dhe Gejve).

Në vitin 2016, Presidenti i ShBA-së Barak Obama shënoi vendin e trazirave “Stonewall In” dhe “Christopher Park”, rrugët përreth dhe trotuaret, i shpalli Monumente kombëtare në shenjë të pranimit dhe kontributit në këtë fushë për të drejtat e komunitetit LGBT. 

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”