+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Të jetosh hapur si person LGBT

Dalja nga “dollapi” ose dalja hapur nënkupton tu tregoni njerëzve për orientimin tuaj seksual ose identitetin gjinor.  Dalja hapur nuk është ngjarje e njëhershme nga personat gej, lesbike, biseksual ose transgjinor (LGBT), ndoshta do të duhet të dilni hapur disa herë jetë. Gjithashtu, dalja hapur është shumë individuale dhe personale, kur do të vendosni ta bëni këtë mund të ballafaqohen me sfida të shumta. Nuk ka asnjë mënyrë të shkruar ose precize  për atë sesi duhet ta bëni daljen hapur. Ndoshta ndjeheni rehat të jeni të hapur për orientimin tuaj seksual dhe identitetin gjinor me disa njerëz, por jo dhe shumë të tjerë. Dalja hapur mund të jetë e vështirë dhe për këtë duhet shumë më shumë guxim. Reagimet për dikë që del hapur mund të jenë nga më pozitive deri në absolutisht të mirëseardhura. Pasi që do të marrin vendimin t’iu tregojnë njerëzve, më e rëndësishmja që duhet ta mendoni, se në cilën formë do t’iu tregoni edhe pse realisht nuk ka moment të përshtatshëm për të.

Përse dalja hapur është e  rëndësishme?

Pa dallim të orientimit tuaj seksual ose identitetit gjinor, ose akoma mendoni për këtë, mund të jetë e vështirë të ballafaqoheni në mënyrë të pavarur me këtë. Ndoshta do të arrini deri në pikën ku duhet të flisni me dikë, të merrni përkrahjen ose thjeshtë ta hiqni atë rëndësi në gjoks. Vazhdimisht të fshiheni se kush jeni nga njerëz të tjerë, shpesh herë të shtiresh dhe të gënjesh sidomos kur tashmë është aq e dukshme, por vetëm nuk e kanë dëgjuar nga ju. Prandaj duhet të mendoni se fshehja është më pak stresuese, sesa të jeni të hapur për këtë.

Mos u ndjeni nën presion të dilni hapur- ndani kohë dhe të gatshëm ta bëni këtë.

Nëse vendosni të dilni, por nuk jeni të sigurt sesi do të reagojnë të tjerët, fillimisht do të duhej të mendoni të keni kontakt me grupin e përkrahjes. Ekzistojnë grupe ndihmëse për përkrahje të komunitetit dhe shoqatave të cilat merren me këtë çështje nëpër të gjithë vendin, qëllimi i të cilave është pikërisht t’ju ndihmojnë dhe këshillojnë.

Çfarë do të thonë miqtë e mi?

Shumica njerëzve shqetësohen për atë sesi do të reagojnë miqtë, kur do të dilni hapur. Miqtë tuaj mund të jenë të befasuar, të kenë shumë pyetje, ndoshta nuk do të kenë se çfarë të thonë ose ndoshta kanë supozuar, por kanë pritur nga ju  që ju t’ua kumtoni këtë kur do të jeni të përgatitur. Në fillim për shembull, zgjidhni mik të cilit i besoni dhe të cilin e konsideroni si përkrahje.

Nëse ndonjëri nga miqtë reagon keq, kuptoni se ndoshta do të duhet kohë e mjaftueshme për ta absorbuar atë që ia keni thënë dhe assesi nuk do të thotë se të gjithë do të reagojnë si ai dhe e kundërta. Edhe pse nuk mund të parashihni se çfarë do të thonë ose çfarë do të bëjnë në situata të atilla, megjithatë keni në mendje, se kur do t’i thoni ndonjë  miku të afërt në të cilin besoni, ka shumë mundësi që ata të jenë të lumtur për atë që ju keni ndarë me ta diçka aq personale.

Si t’i tregojë familjes sime?

Nuk ka mënyrë të duhur ose të gabuar, ose kohë të përshtatshme ose të gabuar sesi do t’ia thoni familjes suaj. Megjithatë, me domosdoshmëri rekomandohet të ndani pak kohë dhe të mendoni se çfarë dëshironi të thoni, si do ta thoni dhe kujt do t’ia thoni në fillim. Nuk është fare ide e mirë të dilni hapur para familjes gjatë ndonjë grindjeje ose debati kur jeni shumë të hidhëruar. Disa njerëz familjes i tregojnë drejtpërdrejtë, të tjerët preferojnë të shkruajnë letër të dërgojnë me postë elektronike, varësisht nga ajo kush sesi ndjehet më mirë. Familja juaj  gjithsesi do të jetë e tronditur, e shqetësuar dhe se në fillim do të jetë shumë e vështirë për ta dhe nga fillimi, gjithsesi do të duhet t’iu jepni kohë që e gjithë kjo të kalojë. Kujtoni, reagimi i parë i tyre nuk do të thotë se ata gjithmonë do të ndjehen ashtu, ose do t’iu duhet më shumë kohë për ta proceduar të gjithë atë që ua keni treguar, sepse ashtu siç e dimë dhe e dimë se kjo temë sidomos tek ne është shumë e ndjeshme.

Të dalësh hapur në punë?!

Tek ne akoma është shumë herët që të shqyrtohet edhe kjo çështje, megjithatë edhe dalja hapur në punë është njëjtë e rëndësishme sikurse dalja hapur edhe para familjes dhe miqve. Thjesht si shembull nga vendet më të zhvilluara do ta përmendim vetëm si shembull: Stonewall e di më mirë se njerëzit do të shprehen kur do të jenë vetëm me punëdhënësin. Kjo nënkupton se është në interes më të mirë  për punëdhënësin t’ju përkrah të jeni të hapur dhe të sinqertë për atë se kush jeni dhe kur jeni në punë. Akti i Barazisë 2010 ndalon diskriminimin dhe ngacmimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor gjatë punësimit. Kjo përfshinë diskriminimin të drejtpërdrejtë dhe indirekt, ngacmimin dhe viktimizimin dhe ju jeni të mbrojtur gjatë gjithë procesit të punës, nga punësimit deri te shkarkimi nga puna. Diskriminimi  ka të bëjë me afate dhe kushte, paga, promovime, transferime, trajnime dhe shkarkim nga puna.

* Termi” dalje nga dollapi” është përshtatje e termin në anglisht “coming out f the closet” ky term është përshtatur edhe në  gjuhët e tjera evropiane dhe është zgjedhur në shqip për të ruajtur kuptimin origjinal.

 

“Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe BE-së.”

 

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)” 

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”