+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Homoseksualiteti  përveç asaj që është stigma më e madhe, njëkohësisht mund të thuhet se është enigma më e madhe në raport me atë që akoma nuk ka fakte të qarta dhe konkrete për atë pse saktë paraqitet dhe cilat janë shkaqet konkrete për shfaqjen e tij. 

Edhe përskaj avancimit të madh të mjekësisë dhe shkencës në përgjithësi në botë, megjithatë akoma askush nuk ka pasur sukses të dëshmojë konkretisht se dukuria e homoseksualitetit ka ndonjë lidhshmëri me hormonet ose ndonjë lloj tjetër çekuilibrimi të organizmit, sepse siç evuloi njerëzimi ashtu  edhe u manifestuan shumë faktor të tjerë për shfaqjen e homoseskualitetit siç janë faktorët psikologjik, social, trashëgues etj.

Mirëpo,  të përmendet se megjithatë homoseksualiteti nuk është devijim dhe se ekziston që nga krijimi i njerëzimit, manifestimi i tij ka fakte dhe  dëshmi qysh nga koha antike, ndërkaq dëshmia e parë për ekzistencën e homoseksualitetit daton qysh nga Egjipti i lashtë nga viti 2400 para erës sonë, kështu që me këtë dalim në një konkluzion të qartë se kjo është një gjë krejtësisht normale, e cila është krijuar që me krijimin e faunës, sepse homoseksualiteti nuk është vetëm karakteristikë e njerëzve, për këtë kanë prirje më shumë se 1500 lloje të kafshëve.

Në vazhdimi, disa nga faktorët më pak të njohur shkencor dhe historik për homoseksualitetin:

  1. Vlerësimi i shkencëtarëve anembanë botës është se 5% nga popullata e përgjithshme në botë kanë përcaktim homoseksual.
  2. Në historinë botërore, nëpërmjet dëshmive të shkruara është evidentuar se në disa kultura sjellja homoseksuale, sidomos tek burrat nuk është perceptuar si dobësi ose si  mangësi, nga të cilat burrat do të duhej të përjetohen si të brishtë dhe jo aq burrëror , por përkundrazi kjo konsiderohej edhe si shembull i burrërisë së burrit. Shembuj të këtillë vijnë në shprehje sidomos në kulturën Kelte dhe të  Greqisë Antike.
  3. Ekzistojnë disa dëshmi për rritjen e nivelit të steroideve në mitër ka më shumë mundësi vajza të bëhet lesbike.
  4. Homoseksualiteti  në Kinë është evidentuar që në fillimet e civilizimit kinez dhe ndryshe njihet si  “pasionet e pjeshkës së prerë”.
  5. Martesat mes personave të së njëjtës gjini janë të ligjshme në këto vende: Belgjikë, Spanjë, Kanada, Afrikën e Jugut, Norvegji, Holandë, Suedi, Portugali, Irlandë. Në Meksikë, martesat  mes personave të së njëjtës gjini janë të ligjshme, por mund të bëhen vetëm në Meksiko Siti.
  6. Gilbert Baker, i njohur si “ Gay Betsy Ross”, dizajnoi Flamurin me ylberin, ose Flamurin e krenarisë, në San Francisko në vitin 1978. Flamuri është simboli më i spikatur i krenarisë së lesbikeve dhe homoseksualëve. Ngjyrat e tij: e kuqje, e portokalltë, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, indigo dhe vjollcë paraqesin seksulaitetin, jetën, shërimin, Diellin, natyrën, artin, harmoninë dhe shpirtin.
  7. Në vitin 1930, studimi holivudian miratuan Kodeksin për prodhimin e filmave, duke ndaluar në filma të gjitha tendencat dhe demonstrimin e homoseksulitetit ose “perversionit seksual”  Ky kodeks u fuqizua në vitin 1934 me presion të Legisë katolike për mirësjellje. Kodeksi ka qenë në fuqi deri në vitet 1960, pastaj është abroguar. 
  8. Revista e parë amerikane për lesbike u titullua “Vice Versa” ( E kundërta), u shkrua dhe nënshkruar me pseudonimin Lisa Ben (an anagram for “lesbian”).
  9. Në vitin 1952, Kongresi i ShBA-së, solli ligjime të cilin të gjithë lesbike dhe homoseksualëve  të cilët janë jashtë ShBA-së iu ndalohet të hyjnë në vend. Ligji ishte pjesë e të gjithë dokumenteve juridike derisa në vitin 1990 u abrogua. 
  10. Libraria përkujtimore “Oscar Wilde” u themelua në vitin 1967 në Nju Jork dhe është libraria e parë homoseksuale në botë.
  11. Në vitin 1982 sëmundja e cila u quajt Gay Related Immune Disorder ( GRID) u riemërua me Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit  (SIDA).
  12. Grekët antikë nuk kanë pasur shprehje që kanë dëshmuar dihotominin ndërmjet “heteroseksualitetit” dhe “homoseksualitetit”.  Në vend të kësaj, diferenca e marrëdhënieve seksualen tek grekët antik ka qenë se kush do të ketë rrolin pasiv ose aktiv. Forma më e shpeshtë e marrëdhënieve seksuale me të njëjtin seks, ka qenë mes ndonjë burri më të moshuar ose etatist, i cili ka vepruar si mentor ose dashnor  dhe model për ndonjë djalosh më të ri ose eromonos. Është besuar se sperma është burimi i dijes dhe se derdhja e saj transmeton urtësinë nga më të moshuarit tek të rinjtë. ( Eratët tek eromonosët).
  13. Gjeneza e fjalës “lesbike” vjen nga ishulli grek Lesbos, shtëpia e poetes Safo e cila ka shkruar poezi, në të cilën i ka kënduar dashurisë ndaj gruas dhe bukurisë së saj.
  14. Disa shkencëtar në hulumtimet dhe njohuritë e tyre theksojnë se çifti i parë homoseksual është vërejtur në Egjiptin e lashtë, qysh nga viti 2400 para erës sonë. ata kanë qenë shërbëtorët Khnumhotep dhe Niankhnum.
  15. I gjithë lloji  shimpanzesh xhuxh është biseksual. Edhe luanët gjithashtu manifestojnë sjellje homosekslaule. Sjellje homoseksuale është vërejtur tek 1.500 lloje të kafshëve dhe më e përhapur është tek kafshët që jetojnë në  të ashtuquajturat jetë të ndërlikuar në kope. 
  16. Ndërkaq lesbike ka të bëjë vetëm me homoseksulaitetin femëror, fjala “gey” mund t’i referohet të gjithë pjesëtarëve të komunitetit LGBT. Disa konfirmojnë se nocioni “homoseksual” duhet të shmanget sepse ky term ka të bëjë vetëm për sjelljen seksuale por edhe për ndjenjat komplekse, njerëzore dhe romantike.
  17.  Në vitin 2005, studiuesit suedez kanë zbuluar se kur burrat strejt kanë nuhatur erë të tretjes së urinës së femrës, hipotalamusi i tyre ka ndriçuar, është aktivizuar, ka reaguar, në fotografi të skanuara të trurit. Tek meshkujt “gay” kjo nuk ka ndodhur. Në vend të kësaj, hipotalamusi i homoseksualëve ka ndriçuar ose ka reaguar kur kanë nuhatur aromë të tretjes së djersës, me çka kanë konstatuar se ndjesia është njëlloj sikur te gratë strejt.
  18. Në pjesën më të madhe të shekullit XX, shumë studiues homoseksualizmin e kanë lidhur me edukimin. Për shembull, Frojdi pohon se përkujdesi i tepruar i nënave dhe baballarët e largët kontribuojnë shumë për shfaqjen e homoseksualitetit mashkullor.
  19. Planetin  Merkur që e përdor komuniteti transgjinor. Simboli për Merkurin në formë gjysmëhëne dhe kryqi, paraqet parimet mashkullore dhe femërore në harmonizim me një personalitet. Përveç kësaj, Perëndia Merkur ka lindur Hermaforditin, i cili ka patur edhe organe mashkullore edhe organe femërore.
  20.  Hebrejizmi,  krishterimi dhe islami  nuk e gjykojnë homoseksulitetin. Në tri librat, Perëndia gjykon praktikën homoseksuale, por jo edhe vet homoseksualitetin.

 

“Mendimet e shprehura në këtë tekst i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe BE-së.”

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (RrBZhShC) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë ( QBZhOQS)”