+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

A  keni pyetur vetveten si do të ishte nëse nuk mund ta shprehni  sesi ndjeheni? Për shembull vdisni nga etja, para jush keni një çezmë por, assesi nuk guxoni të kërkoni një gotë ujë, nga ai që gjendet pranë çezmës, sepse thjeshtë nuk është e kuptueshme të jeni i etur?!

Ashtu edhe kur keni përcaktim tjetër seksual, kështu edhe kur ndjeheni ndryshe nga gjinia që keni. Kur me kalimin e viteve e mësoni se ju joshin gjëra të cilat nuk janë në harmonizim me gjininë ose seksin tuaj. Kur nëse keni lindur si Marko dhe nëse urinoni në këmbë, në vend të kamionit, futbollit, pushkëve dhe veturave juve ju pëlqen të luani me kukulla, të grimoheni, të zbukuroheni me stoli, të vishni take, ose mund edhe mos jetë kështu. Ju ndoshta keni luajtur me kamionë, futboll dhe të gjitha, por sërish në vend që të pëlqeni Sllagjanën ju e simpatizoni Zokin.

Dhe këtu keni vetëm një: “kjo është keq”, “kjo nuk bën”, “ e gjithë kjo duhet të vdes”, të paktën kjo dëgjohet nga prindërit tuaj, miqtë dhe familjarët, që si fëmijë edhe vet kemi përshtypjen se ju nuk duhet të ekzistoni, se jeni ndonjë gabim fatal, vdekjeprurës, se jeni ndonjë katastrofë e cila duhet të çrrënjoset sepse thjeshtë nuk jeni të denjë për të qenë njeri sikurse të gjithë të tjerët. Paramendoni se çfarë ju ndodh tani? Kur që nga vegjëlia e dinë se duhet të josh Sllagjana, dhe kjo është shumë në rregull, por ja që ty të pëlqen Zoki dhe nuk mundet ta shpjegoni këtë pse është kështu, thjeshtë e dini se ju jeni ndonjë përbindësh, diçka që nuk duhet të ekzistojë, diçka e turpshme, diçka e fëlliqur, e cekët. Dhe si do të shkoni tutje me këtë,si tani me këtë zbulim,  përveç asaj që tashmë e keni kuptuar se nuk jeni si shumica, pas asnjë argument të qëndrueshëm pse nuk duhet të ekzistosh, si të rritet dhe të formohet personalitet i shëndetshëm, kur ti nuk guxon të thuash as gjysmë fjale se ndjehesh më ndryshe e jo më gjë tjetër?! E dinë se nuk duhet të ekzistosh, a nuk e dinë pse, nuk e dinë cili është mëkati yt aq i madh, për të cilin në kuptimin e plotë të fjalës duhet të linçohesh nga jeta vetëm e vetë sepse ndjenë…ndjenë dashurinë, e cila nuk kërkon as emër, e as gjini, thjeshtë lind nga zemrat më të pastra, sepse vetëm ata janë të dashurojnë, e ti për këtë paramendoje duhet të jesh i likuiduar!? Se dashuron! Se ke zemër të pastër! Meqë qenka e drejtë që ajo dashuri t’i drejtohet Sllagjanës e jo Zokit, e  për këtë askush nuk thirret në ndonjë rregullore të shkruar të dashurisë, sepse ajo nuk lind  me udhëzim!? Por, ja që ashtu u dashka dhe gjithçka tjetër që nuk është ashtu, duhet të zhduket. Ku ashtu? Sipas cilit rregull? Ku qenka ky udhërrëfyes për dashurinë dhe ndjenjat? Kush e ka shkruar?

Ja ky është përafërsisht çmimi i mosdijes, mosedukimit, i horizonteve të mbyllura, i steriotipeve si dhe si pasojë keni shoqëri jo të shëndetshme, ku gjatë kësaj askush nuk është pyetur pse është e pa shëndetshme, që në fund …”paderët” si gjithmonë janë fajtorë apo jo?! Vetëm sepse janë të kufizuar  në nivelin më të lartë të mundshëm. Jo vetëm thjeshtë sepse fjala “qeder” është diçka e tmerrshme dhe shumë e keqe, pa asnjë arsyetim, pse është ashtu, por ja që nuk duam as të dëgjojmë se çfarë në fakt është kjo dhe të edukohemi dhe të mësojmë. Madje edhe refuzojmë të marrim njohuri.  Kjo paraqitet si “gogol” dhe përshkruhet vetëm me një fjali “ ATË ASSESI, ËSHTË KEQ”, dhe nuk ka shpjegim pse është keq, pse, si, ku…dhe të jemi të real nuk ka asnjë argument të qëndrueshëm për këtë. E gjithë kjo e keqe është rrjedhojë e mosdijes dhe refuzimit për të mësuar. Sepse ashtu është me  lehtë. Ashtu e është më lehtë. Dhe shikoni keni një njeri të shkëlqyer, shembullor, me 4 doktorate, profesor botërisht i njohur, me tituj, i edukuar, i kulturuar, i emancipuar por është askush nëse  dikush ia drejton gishtin , degradon vetëm e vetëm pse e dashuron Zokin, kurse karshi tij keni dhunues, kriminel, një njeri që i urren gratë, të pakulturuar, të paedukatë, që e rreh gruan, që bën krim, qytetarë të pasjellshëm por ai paska grua dhe fëmijë dhe ai është më i respektuar nga ky tjetri. Pse? Sepse nuk është “pederast”. Sepse nuk e dashuron Zokin, por është në martesë me Tinën, të cilën e shkatërron në dajak çdo ditë, por nejse kjo është në rregull,sepse ai është burri edhe ajo është gruaja dhe ashtu duhet!!?Absurd! 

Dhe si dëshironi pastaj të kemi një shoqëri të shëndetshme, kur të gjitha këto veti më lartë të dhunuesit “strajt” janë më të pranueshme, madhe krejtësisht të pranueshme edhe në rregull përkundër të gjithë atyre virtyteve që ka një “pederast”?!

Ja pra ky është çmimi i mosdijes për dijen. Prandaj njerëzit e dinë se homoseksualiteti është diçka tjetër dhe më ndryshe, por njerëzit nuk e dinë se është diçka e gabuar, sepse nuk duan të mësojnë dhe të refuzojnë të dinë se është diçka krejtësisht e natyrshme dhe normale ja e kanë zgjidhur të mos mësojnë asgjë dhe të jetojnë me mos dijen dhe mosdija është burimi i çdo të keqeje.

Edhe kur do duhej të zgjedh mes njeriut të keq ose “pederast” besoni se pa menduar fare do ta zgjidhja të dytin.

 

 

 

“Mendimet të shprehura këtu i takojnë vetëm autorëve dhe nuk janë qëndrimet e MCMS-së dhe BE-së.”

 

“Programi “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra e Informimit, Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Organizatave Qytetare e Sllovenisë (CNVOS)”

“Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian”