+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

LGBTIQ – Terminologji

LGBTIQ – është shkurtes për fjalët lesbike, gej, biseksualë/e, Transgjinor, Interseks, Queer.

Lesbike – Person nga gjinia femrore që përjetonë tërheqje seksuale, romantike, fizike dhe / ose shpirtërore për femra tjera.

Gej (homoseksual)  –  Burra që janë të tërhequr nga burra në një kuptim romantik,  shpirtëror dhe / ose emocional. Edhe pse më së shpeshti përdoret për persona nga gjinia mashkullore të cilët janë të tërhequr dhe hynë në marrëdhënie intime me meshkujt të tjerë, të dyja termet gej dhe homoseksual përdoren edhe për të shënuar edhe gej femra.

 Biseksual/e ose Bi – Persona që përjetojnë tërheqje seksuale, romantike, fizike dhe / ose shpirtërore për njerëz të gjinisë së tyre, si dhe gjinitë e tjera, jo domosdoshmërisht në të njëjtën kohë, në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën shkallë.

Transgjinor – Term më i thjesht për njerëz identiteti gjinor i të cilëve ndryshon nga ai biologjik, i shënuar pas lindjes.

Transeksual/е – Njerëz me identitet gjinor të ndryshëm nga ai i cili u është i imponuar nga shoqëria sipas vlerësimit të tyre për gjini biologjike. Trans shkurt mund të jetë MTF (prej Mashkull në Femër) dhe FTM (Prej Femër në Mashkull). Seksualiteti i tyre nuk është drejtëpërdrejt i lidhur me identitetitn gjinor, dhe ndryshon nëpër të gjithë spektrin e identiteteve seksuale.

Interseks – Interseks është një grup kushtesh mjekësore që shfaqin anomali kongjenitale të sistemit riprodhues dhe seksual. Njerëzit interseks lindin me gjenitale të jashtme, ose sisteme të brendshme riprodhuese që nuk konsiderohen “standarde” as për mashkull apo femër. Ekzistenca e interseksualëve tregon se nuk ka vetëm dy gjini dhe se mënyrat tona të të menduarit rreth seksit (duke u përpjekur të të detyrojnë të gjithë që të përshtatesh në kutinë e meshkujve apo kutinë e femrave) janë ndërtuar nga  shoqëria.

Queer – Queer nuk është as orientim seksual as identitet gjinorë, përkundrazi ajo është logjik për ta theksuar procesin e vazhdueshëm të rinjohjes të kuptimve për identitetet nga brenda dhe nga jashtë të personit. Queer shpesh përdoret me qëllime politike për rritjen e dukshmërisë të personave LGBT, po dhe brenda lëvizjes, të tregojë se puna me identitetet nuk është e përfunduar nuk është përfndimtare por shumë dimnsionale dhe fluide me kalimin e kohës.

Identiteti gjinor – Shënon ndjenjë të brendshme për identitet gjinor, si burrë, si grua, si diçka jashtë ndarjes së gjinisë, ose si diçka në mes. Identiteti gjinor mund të jetë i njejtë me atë të dhënë pas lindjes, ose mund të jetë i ndryshëm prej tij.

Orientim seksual – ka të bëjë me tërheqjen emotive, romantike dhe/ose seksuale ndaj personave të gjinisë së caktuar, ndaj personave të gjinisë së kundërt, ndaj personave të së njetës gjini ose ndaj personave nga të dyja gjinit. Orientimet seksuale janë të ndara në heteroseksual, homoseksual dhe biseksual.

Strejt (heteroseksualitet) –Njerëz të cilët janë të tërhequr në mënyrë emocionale, romantike dhe/ose seksuale nga persona nga gjinia e kundërt.

Homofobia- Urrejtje ose frikë ndaj homoseksualëve, më së shpeshti nga ana e personave heteroseksual.

Bifobi– Urrejtje ose frikë ndaj personave të cilët janë biseksual. Dukuri shumë e shpesht tek grupe dhe individë të orientimeve të ndryshme seksuale dhe pa dallim të identitetit gjinor. Kjo është një arsye e shpesht për diskriminim ndaj Bi personave për shkak të paraqitjes të frikës së paarsyeshme dhe mbështetje të pamenduar ndaj stereotipeve për biseksualitetin.

Transfobi – Urrejtje ose frikë nga persona transgjinorë. Për fat të keq ky lloj i diskriminimit shpesh inkuadron lloje të ndryshme të dhunës ndaj personave transgjinorë.

Autohomofobi – Urrejtje ose frikë nga njerëz homoseksual, më së shpeshti nga ana e pjesëtarve të të njejtit komunitet.