+389 78 385 571 info@lgbtunited.org

Kush jemi ne

  • LGBT Junajted Tetovë është organizatë joqeveritare, jofitmprurëse dhe multietnike, e cila përfshin anëtarë të grupeve të ndryshme etnike dhe religjioze.
  • Qëllimi i LGBT Junajted Tetovë është mbrojta, promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, parimisht të personave LGBTI, sigurimi i qasjes së barabartë në mbrojtjen shëndetësore dhe sigurimi i shërbimeve të tjera vitale shoqërore dhe ligjore, duke garantuar kështu barazi dhe inkuadrimin e personave LGBTI në të gjitha sferat e jetës nëpërmjet krijimit të një atmosfere mbështetëse dhe tolerante e cila përfshin liri dhe diversitet.

Në këtë kontekst, qëllimet e LGBT Junajted Tetovë janë:

  • Përforcimi i komunitetit LGBTI;
  • Implementimi dhe gëzimii plotë i të drejtave të njeriut për LGBTI dhe lufta kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor;
  • Rritja e ndërgjegjësimitpër të drejtat e personave LGBTI, si të drejta të njeriut;
  • Avokim dhe lobimpër personat LGBTI me qëllim të ndryshimit të ligjeve shtetrore egzistuese (legjislacion);
  • Përmirësimi i shëndetit seksual nëpërmjetparandalimit të HIV/SIDA dhe sëmundjeve tjera seksualisht të transmetueshme mes popullatës LGBTI.

Misioni

  • Misioni ynë është t’i mbrojmë, t’i përkrahim publikisht dhe t’i promovojmë të drejtat e njeriut të personave LGBTI, nëpërmjet sigurimit të qasjes së barabart në shërbimet shëndetsore, sociale dhe ligjore dhe përfshirjes në të gjitha proceset në shoqëri dhe në një mjedis ku barazia, liria, etika, integriteti dhe diversiteti janë në rritje.

Vizioni

  • LGBT Junajted Tetovë është organizatë e pavarur dhe jo profitabile të personave LGBTI, të familjeve, miqve dhe përkrahësve të cilët në mënyrë aktive kontribuojnë drejt përfshirjes së plotë të personave LGBTI në shoqëri.
Liria

Ne e vlerësojmë lirinë si qëllim kryesor për idetë dhe veprimet e çdo personi. E përfytyrojmë shoqërinë si një grup individësh të lirë, të barabartë dhe të përgjegjshëm që kanë dinjitetin dhe të drejtat e tyre. Ne e shohim lirinë si aspiratë kulminante për të gjithë.

Diversiteti dhe Barazia

Ne besojmë se diversiteti është një faktor pozitiv thelbësor për mjedisin në të cilin veprojmë. Ne vlerësojmë kontributin e çdo individi pavarësisht nga raca, gjinia, prejardhja sociale, kombëtare, fetare, etnike dhe arsimore, orientimi seksual si dhe identitetit gjinor.

Transparenca

Ne jemi të hapur dhe transparent në veprimet dhe politikat tona. Ne ndërtohemi mbi përfitimine të qenit organizatë bashkëpunuese dhe transparente, ndërkohë që përpiqemi të komunikojmë me përgjegjësi me të gjitha palët e interesuara.

Udhëheqja

Ne e shohim rolin tonë si një udhëheqës dhe mision frymëzues në sjelljen e barazisë për të gjithë, sidomos për personat LGBTI. Anëtarët tonë dhe udhëheqsia janë të vlerësuar dhe të respektuar.

Besimi

Ne jemi zgjedhje e besuar e personave LGBTI si dhe partner i besueshëm dhe këshilltar në përkrahjen publike, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ne kultivojmë një klimë të tolerancës, integritetit, përkushtimit dhe profesionalizmit.