Kush jemi ne

LGBT Junajted Tetovë është organizatë joqeveritare, jofitmprurëse dhe multietnike, e cila përfshin anëtar të grupeve të ndryshme etnike dhe religjioze.

Qëllimi i LGBT Junajted Tetovë është mbrojta, promovimi dhe respektimi i të drejtave njerëzore, parimisht të personave LGBT, sigurimi i qasjes së barabartë në mbrojtjen shëndetësore dhe sigurimi i shërbimeve të tjera vitale shoqërore dhe ligjore, duke garantuar kështu barazinë dhe inkuadrimin e personave LGBT në të gjitha sferat e jetës nëpërmjet krijimit të një atmosfere mbështetëse dhe tolerante e cila përfshin liri dhe diversitet.


Në këtë kontekst, qëllimet e LGBT Junajted Tetovë janë:

Përforcimi i komunitetit LGBT
Implementimi dhe gëzimi i plotë i të drejtave njerzore për LGBT dhe lufta kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor
Rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e personave LGBT, si të drejta njerzore;
Avokim dhe lobim për personat LGBT me qëllim të ndryshimit të ligjeve shtetrore egzistuese (legjislacion)
Përmirësimi i shëndetit seksual nëpërmjet parandalimit të HIV/SIDA dhe sëmundjeve tjera seksualisht të transmetueshme në mes të popullatës LGBT.

Misioni

Misioni ynë është t’i mbrojmë, t’i përkrahim publikisht dhe t’i promovojmë të drejtat njerëzore të personave LGBT, nëpërmjet sigurimit të qasjes së barabart në shërbimet shëndetsore, sociale dhe ligjore dhe përfshirjes në të gjitha proceset në shoqëri dhe në një mjedis ku barazia, liria, etika, integriteti dhe diversiteti janë në rritje.

Vizioni

LGBT Junajted Tetovë është organizatë e pavarur dhe jo profitabile të personave LGBT, të familjeve, miqve dhe përkrahësve të cilët në mënyrë aktive kontribuojnë drejt përfshirjes së plotë të personave LGBT në shoqëri.


Vlerat

Ne e vlerësojmë lirinë si qëllim kryesor për idetë dhe veprimet e çdo personi. E përfytyrojmë shoqërinë si një grup individësh të lirë, të barabartë dhe të përgjegjshëm që kanë dinjitetin dhe të drejtat e tyre. Ne e shohim lirinë si aspiratë kulminante për të gjithë.

Ne besojmë se diversiteti është një faktor pozitiv thelbësor për mjedisin në të cilin veprojmë. Ne vlerësojmë kontributin e çdo individi pavarësisht nga raca, gjinia, prejardhja sociale, kombëtare, fetare, etnike dhe arsimore, orientimi seksual si dhe orientimit gjimor.

Ne jemi të hapur dhe transparent në veprimet dhe politikat tona. Ne ndërtohemi mbi përfitimin e të qenit organizatë bashkëpunuese dhe transparente, ndërkoh që përpiqemi të komunikojmë me përgjegjësi me të gjitha palët e interesuara.

Ne e shohim rolin tonë si një udhëheqës dhe mision frymëzues në sjelljen e barazisë për të gjithë, sidomos për personat LGBT. Anëtarët tonë dhe udhëheqsia janë të vlerësuar dhe të respektuar.

Ne jemi zgjedhje e besuar e personave LGBT si dhe partner i besueshëm dhe këshilltar në përkrahjen publike, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ne kultivojmë një klimë të tolerancës, integritetit, përkushtimit dhe profesionalizmit.

Faqen tonë të vjetër