Terme të dobishme të lidhura me nocionet LGBTIQ

    • Autohomofobi – Urrejtje ose frikë nga njerëz homoseksual, më së shpeshti nga ana e pjesëtarve të të njejtit komunitet.
    • Bifobi – Urrejtje ndaj personave të cilët janë biseksual. Dukuri shumë e shpesht tek grupe dhe individë të orientimeve të ndryshme seksuale dhe pa dallim të identitetit gjinor. Kjo është një arsye e shpesht për diskriminim ndaj Bi personave për shkak të paraqitjes të frikës së paarsyeshme dhe mbështetje të pamenduar ndaj stereotipeve për biseksualitetin.
    • Biseksualiteti – Biseksual/ Biseksuale, ose shkurt Bi, janë persona të cilët emocionalisht dhe seksualisht tërhiqen nga të dyja gjinitë.
    • Dalja nga sirtari – Procesi i njohjes së seksualitetit,ndërgjegjësimit dhe pranimi i orientimit jo- heteroseksual ose identitetit gjinor me veten dhe pastaj ndarja me të afërmit dhe/ose me publikun. Kjo shpesh është një proces i gjatë i cili te disa njerëz zgjat tërë jetën, ndërsa te disa përsëritet në mjediset e ndryshme në të cilët ato marrin pjesë, në familje, në punë etj.
    • Gej (Homoseksualitet) – Person i cili është i tërhequr nga persona të së njejtës gjini. Edhe pse më shpesh përdoret për përsona të gjinisë mashkullore të ciët janë të tërhequr dhe hynë në marrëdhënie intime me meshkuj të tjerë.
    • Identitet gjinor – Shënon ndjenjë të brendshme për identitet si mashkull, si femër, si diçka jashtë ndarjes së gjinive,ose si diçka në mes.
    • Orientim seksual – I referohet tërheqjes seksuale, emotive, romantike, fizike, psikologjike dhe/ose shpirtrore ndaj dikujt.
    • Homofobia – Urrejtje ose frikë kundrejt homoseksualëve, më së shpeshti nga ana e personave heteroseksual.
    • Interseksual – Njerëz me shkallë të ndryshme ose varijante të pranisë së indikacioneve biologjike të përkatsisë në të dyja gjinitë, edhe mashkullor edhe femëror.
    • Lesbike (Homoseksualitet) – Persona nga gjinia femrore të cilat janë të tërhequr nga persona të së njejtës gjini. Shumë ështëe rëndësishme ndarja në Homoseksual dhe Lezbike sepse, për fat të keq, grat në këtë shoqëri ende janë të detyruara të kenë sfida veçanërisht në luftën për barazi gjinore me burrat të cilët ende gëzojnë më shumë privilegje se gratë.
    • LGBT – Kjo është shkurtesë e cila më së shpeshti përdoret për theksimin e identitetit seksual dhe diversitetit të identitetit gjinor për qëllime personale dhe politike nga ana e personave të cilat janë Lesbike, Gej, Biseksual dhe persona Transgjinor.
    • Queer – Queer nuk është as orientim seksual as identitet gjinorë, përkundrazi ajo është logjik për ta theksuar procesin e vazhdueshëm të rinjohjes të kuptimve për identitetet nga brenda dhe nga jashtë të personit. Queer shpesh përdoret me qëllime politike për rritjen e dukshmërisë të personave LGBT, po dhe brenda lëvizjes, të tregojë se puna me identitetet nuk është e përfunduar nuk është përfndimtare por shumëdimnsionale dhe fluide me kalimin e kohës.
    • Rol gjinor – Identitet shoqëror i imponuar, më së shpeshti i definuar si mashkullor ose femëror.
    • Strejt (heteroseksualitet) –Njerëz tëcilë tjanë të tërhequr nga gjinia e kundërt.
    • Person transgjinorë – Term më i thjesht për njerëz identiteti gjinor i të cilëve ndryshon nga ai biologjik, i shënuar pas lindjes.
    • Transfobi – Urrejtje ose frikë nga persona transgjinor. Për fat të keq ky lloj i diskriminimit shpesh inkuadron lloje të ndryshme të dhunës kundrejt personave transgjinorë.
    • Transseksualitet – Njerëz me identitet të ndryshëm nga ai i cili u është i imponuar nga shoqëria sipas vlerësimit të tyre për gjini biologjike. Trans shkurt mund të jetë MTF (male- to- female) dhe FTM (female-to-male). Seksualiteti i tyre nuk është drejtëpërdrejt i lidhur me identitetitn gjinor, dhe ndryshon nëpër të gjithë spektrin e identiteteve seksuale.