No comments yet

Irlanda pro edukimit gjithëpërfshirës në shkolla për komunitetin LGBT

Qeveria irlandeze ka kërkuar riformulimin e programeve mësimore me një draft të ri ligjor për përfshirjen e çështjeve LGBT në edukimin seksual. Ministri i Edukimit në Irlandë, Richard Bruton ka publikuar këtë javë kërkesën për një shqyrtim dhe rishikim të kurrikulës në të gjitha shkollat.

Të mësuarit rreth seksualitetit dhe raporteve seksuale ka qenë i detyrueshëm në shkollat irlandeze që prej vitit 1990, por një komitet në parlamentin irlandez ka pohuar se kurrikula e këtij edukimi duhet përditësuar dhe kërkon një draft të ri.

Në përgjigje të kërkesës, ministri Bruton i ka shkruajtur “Këshillit Kombëtar për Kurrikulën shkollore” të riformulojë programin. Departamenti është shprehur se çështjet e LGBT janë të një rëndësia specifike.

Ministri shtoi më tej se dhe trajnimi i mësuesve është i një rëndësie të veçantë, pasi këta mësues duhet të ndihen komodë në shpjegimin e seksualitetit dhe çështjeve LGBT tek nxënësit.

 

Burimi: Pink News

Post a comment