Riki Martin e pranon se ishte tmerrësisht i frikësuar që ta pyes të dashurin e tij që të martohet me të

Riki Martin zyrtarisht u martua me partnerin e tij Jwan Yosef javën e kaluar dhe thotë që kjo ishte emocionuese në plotkuptimin e fjalës. Ceremonia e martesës është mbajtur krejtësisht sekrete dhe larg publikut, vetëm duke u zbuluar kur një gazetar e pyeti Martinin në qilimin e kuq për vrasjen e Gianni Versace: American Crime Story. Ceremonia ka qenë private dhe Martini thotë se ai ishte me të vërtetë i frikësuar duke bërë një hap të tillë. Por edhe propozimi për martesë ishte një gjë shqetësuese. “U ula në gjunjë, e nxorra kutinë e vogël nga metali – e kisha
atë në një qese të vogël kadifeje – por, në vend që të them ‘A do të martohesh me mua?’ Unë thash ‘Kam diçka për ty!’ Pastaj ai tha, ‘Po?’ Unë thash, ‘Dua ta kalojë jetën me ty,’ dhe ai tha ‘Cila është pyetja?’ ‘Do të martohesh me mua?’ Kjo është e gjitha,” tha duke u skuqur, duke ia treguar ngjarjen Ellen DeGeneres. Por çështja është se përgjigja ishte ‘po’, dhe tash ato janë një familje. Ato do ta festojnë pas disa muajve këtë me një aheng të madh ku do të përfshihen edhe mediat.

Burimi: gaynewseurope.com

Comments are closed.