Comments are off for this post

Presidenti francez Emmanuel Macron do të ndalojë me ligj ofendimet me bazë gjinore

Ofendimet me bazë gjinore do të kthehen në ilegale në Francë. Sipas presidentit francez me reformën e re edhe të fishkëllyerit ose abuzime të tjera seksuale do të përbëjnë vepër penale. Në një përpjekje për të ulur dhunën ndaj grave e vajzave, ku 123 prej tyre u vranë vitin e kaluar nga bashkëshortët, Marcon zbuloi reformën rreth gjuhës seksiste.
Gjatë fjalimit në Pallatin ‘‘Elysee‘‘ në Ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës kundër grave, presidenti u përbetua se do të ndihmonte në çrrënjosjen e gjuhës patriarkale.
”Ofendimet me bazë gjinore do të kriminalizohen” u shpreh gjatë fjalimit presidenti. Ai gjithashtu premtoi lançimin e një linje këshillimi online për viktimat e diskriminimit seksist dhe ngacmimit seksual. Macron u shpreh se për një periudhë të gjatë njerzëit kanë qenë indiferent ndaj seksizmit.
‘‘Kjo mbetet e papranueshme. Gratë dhe vajzat duhet të ndihen rehat në hapësirat publike. Gratë nuk duhet të frikësohen për të përdorur hapësirat publike. Kjo duhet të përbëjë një nga prioritetet e policisë sonë‘‘.
Fatkeqësisht Franca ende duhet të punojë fort në legjislacionin vendas për të njohur ligjërisht personat me gjininë e tretë ose identitet gjinor ndyshe nga dikotomia femër-mashkull/ vajzë-djalë.
Gjykata më e Lartë e Apelit në vend mbështeti një vendim gjyqësor në Maj, ku thuhej se ndalohet që një individ të ndryshojë në dokumente zyrtare gjininë duke zgjedhur gjininë neutrale, asnjanëse.
Burimi: Pink News