Comments are off for this post

IDAHOT- Dashuria nuk njeh kufi

Për nder të shënimit të Ditës ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë (IDAHOT 2017) LGBT Junajted Tetovë, organizoi debat publik me titull “IDAHOT- Dashuria nuk njeh kufi”, në sllën e madhe të Komunës së Tetovës, më datë 16.04.2017 në ora 15:00. Folës në panel diskutim ishin: Minire Purelku psikologe dhe feministe, Zëvendës Avokati i Popullit – Irina Jovanovska nga Prokuroria themelore publike – Tetovë, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës për Maqedoni z. Vollter Plomp dhe Maja Morqanin, deputete nga DOM.

Debatin e hapi kryetari i LGBT Junajted Tetovë – Bekim Asani, i cili foli për fillimet e organizatës dhe kushtet shoqërore të asaj periudhe, gjithashtu dha një përshkrim të shkurtër për punën e mëvonshme të organizatës.

Pas fjalimit, ai e ftoi Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, z. Villiem Vollter Plomp i cili foli për familjen si bazë themelore të një shoqërie. Gjithashtu e hapi temën për koming aut para pjesëtarëve të familjes dhe nëpër gjthëçka kalojnë të rinjtë LGBT në Maqedoni, por edhe jashtë.

Zëvëndës avokati i popullit – Irina Jovanovska foli për të drejtat e njeriut dhe rëndësin e respektimt të tyre. Gjithashtu dha një shqyrtim të vetin për ligjin kundër diskriminimit, si avokat i popullit, dhe gjthashtu foli dhe për krimin nga urejtja në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Minire Purelku – psikologe dhe feministe, foli për traumat dhe problemet me të cilat ballafaqohen personat e ri LGBT në një shoqëri homofobike. Ajo e theksoi problemin me rolet gjinore në një shoqëri tradicionale.
Pasi mbaruan me fjalimet e tyre të gjithë panelistët pasuan pyetjet nga publiku dhe në fund u mbajt promovim i Shtëpisë së Sigurt.
Në fund të ditës për nder të shënimit të ditëlindjes së pestë të LGBT Junajted Tetovë, u mbajt parti në një nga lokalet në Tetovë.

LGBT IDAHOT