Comments are off for this post

Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme (SST)

Çfarë do të ndodh nëse kam rezultat pozitiv?

Të gjitha SST mund të mjekohen ndërsa disa mund definitivisht edhe të shërohen. Për disa SST ka më shumë mënyra për mjekim ndërsa të gjitha mjekohen në mënyrë të ndryshme. Për shembull: Nëse keni test pozitiv të Klamidisë, do t’ju jepet antibiotik dhe ai do ta shëroj sëmundjen. Ju mund përsëri të infektoheni me klamidi nëse keni seks me person i cili ka klamidi, prandaj para se të filloni përsëri me marrëdhënie seksuale është shumë e rëndësishme partneri juaj të testohet dhe të mjekohet nga klamidia. Nëse keni test pozitiv të Herpesit atëherë do t’ju jepen barna të cilat i mjekojnë simptomet.
Këto barna ndihmojnë të parandalohet paraqitja e sërishme e herpesit dhe të minimizohet forca e tij dhe mundësia për trasmetim tek partneri.

Si ti tregojë partenerit tim se kam një SST?

Disa biseda nuk janë të lehta, ky është njëri prej tyre. Por nuk bëhet fjalë vetëm për ju. Partneri juaj duhet të dijë nëse ka ndonjë SST që të mund të testohet dhe nëse është pozitiv të mjekohet. Çdokush merr SST nga ndonjë tjetër. Një nga mënyrat për për parandalimin e përhapjes së SST është biseda e hapur dhe prandaj duhet të bisedohet. Edhe pse kjo nuk është një bised e leht prap është një bised me shumë rëndësi.
Shpesh këto biseda i afrojnë edhe më tepeër partnerët. Duhet të jeni të hapur me partenerin tuaj ashtu si dëshironi që të jetë edhe ai me ju.

Si të mbrohem?

Parandalimi i SST është shumë i rëndësishëm. Së pari duhet të mësoni më tepër për temën SST, e pastaj hapur të flitni për të njejtat, gjithashtu dhe bisedat me partnerin tuaj janë shumë të rëndësishme. Mënyra më e mirë që të mbroheni nga SST është të përdorni KONDOM! Gjithëashtu për femrat të cilat kanë seks me femra është e rëndësishme të përdorin Dental Dam dhe kondoma vaginal! Nëse përdorni lodra seksi është me rëndësi të jenë të lara pas dhe para seksit, mirëpo të përdoren edhe kondoma për të njejtat.