Comments are off for this post

Janë zbuluar top 10 vendet në Evropë për punë për LGBT personat

Janë zbuluar top 10 vendet në Evropë për punë për LGBT personat
Norvegjia u vendos majë të top 10 vendeve në Europë kur është në pyetje punësimi i LGBT personave.
Një hulumtim i ri nga Ekspert Market ka shqyrtuar legjislacionin anti-diskriminues, ligjin për punësim dhe toleranc në 43 shtete, duke i krahasuar papunsinë dhe të dhënat për paga.
Finlanda, Belgjika, Gjermania dhe Suedia gjenden në krye të top 5 vendeve, ndërsa Armenia në fund të listës në tabel.
Britania u gjend në vendin e dhjetë në listë.
Benjamin Pelosse, i cili e ka bërë hulumtimin, tha për The Local se të dhënat e deritanishme kanë qenë në favor vetëm për njerëzit të cilët kanë vendosur pushimet t’i kalojnë jashtë shtetit të tyre.
“Ka shumë hulumtime se ku mund të shkoni nëse jeni LGBT,” shpjegoi ai. “Por ato janë më tepër të lidhur me ate se cilat janë qytetet më të mira për tu vizituar, por jo qytetet më të mira për të punuar.”
Duke shpjeguar se si Norvegjia u gjend në top dhjetshen, ai shtoi: “Norvegjia e ka mbrojtjen më të mirë kundër diskriminimit që mund ta kemi, dhe toleranca gjithashtu është në një nivel mjaft të lart.”
“Shkalla e papunsisë është e ulët, ndërsa paga e disponueshme është e lart. Nëse do isha puntor dhe LGBT, është një nga vendet më të mira ku mund të qëndroј.”
Hulumtimi u dha rezultate shteteve për gjashtë fusha, të cilat ishin ndarë për të dhënë më pas një rezultat të përgjithshëm.
Armenia ndodhet në fund të tabelës.
Maqedonia, Azerbexhani, Turqia dhe Rusia i bashkangjiten Armenisë në pesë vendet e fundit të cilat duhet të shmangen.
Norvegjia ka bërë shpesh bujë për politikat e saja gjithë përfshirëse, këtë vitë duke aprovuar martesat e të njejtës gjini në kishën e saj Ungjëllore- Luterane.
Ajo u bë vendi i dytë në Europë e cila filloi të sigurojë falas PrEP barna për parandalimin e HIV nëpërmjet Shërbimit Kombëtar Shëndetsor në vitin 2016. PrEP është i njohur se e zvogëlon rezikun nga infektimi me HIV për 86%.
Personat Trans gjithashtu kanë të drejtë ta ndryshojnë gjininë e tyre vetëm duke nënshkruar një formular, në një skemë e cila gjithashtu është e hapur edhe për fëmijët me pëlqimin e prindërve të tyre.
Në të kundëtën, raportet e Amnesty International kanë theksuar për shkallë të lart të dhunës ndaj personave LGBT në Armeni.
Vendi gjithashtu u kritikua për propozimin e një ligj i cili ndalonte diskutimin për marrëdhëniet lezbike dhe gej, i cili më vonë u largua.

Tekstin origjinal mund ta lexoni në pinknews.co.uk