Comments are off for this post

Një adoleshente është dënuar me katër muaj burg sepse është transgjinore

Një adoleshente është momentalisht në burg për shkak të “krimit” se është transgjinore.
Vajza 19 vjeçare është dënuar me katër muaj burg për shkak të “dëmtimit të moralit të mirë”.
Sipas avokatit të saj, Mounior Baatour, ajo ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar në një aheng për kremtimin e Halloween-it.
Avokati thotë se ajo ishte arrestuar për shkak se kishte të veshur rroba femrash.
Ai gjithashtu pohon se policia e morri në stacion vajzën, pastaj e ka torturuar, poshtëruar dhe përqeshur.
Vajza më vonë ishte liruar, deri më 19 Janar kur ishte thirrur dhe dënuar me katër muaj burg, sipas medias lokale.
Ajo tashmë është pas hekurave pasi dënimi u vu në veprim menjëherë.
Vajza u akuzua për fyerje të një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të tij.
Incidenti ka ndodhur në Tunizi.
Ndryshimi i gjinisë nuk është ilegal në këtë shtet, por qëndrimet sociale janë shumë konservatore, dhe aktivitete të të njëjtit seks janë të dënueshme me vite të tëra burg.
Nuk është e pazakontë për njerëzit që janë dukshëm trans të ndiqen penalisht për shkak të kundershtimit të ‘mirësjelljes publike’.
Avokati i saj ka thënë se bëhet fjalë për një “fajl të montuar nga fillimi për shkak të transfobisë”.
Ky rast vjen pas arrestimit të dy vajzave në Monako për shkak të përqafimeve në publik.
Lajmin origjinal mund ta shiqoni në pinknews.co.uk