Comments are off for this post

SI MË MËSUAN PRINDËRIT E MI JO QËLLIMISHT SE PAJTIMI IM NUK ËSHTË I RËNDËSISHËM

Leksioni 2. Kam dhjet vjet “Djemtë janë Djem”
Familja e nënës time ka pushimore në Vermont. Kabina e verdhë është e vendosur midis pishave të larta, ndërsa rrëshira binte në tryezën e bukës, ndonjëherë edhe në kokat tona.
Ne, fëmijët e qytetit, i kalonim verat duke u përpjekur të kapim bretkosa me duar, duke pretenduar se jemi hulumtues nga shekulli nëntëmbëdhjetë, duke lundruar nëpër liqen.
Sepse shtëpia nuk ishte vetëm e nënës time, por edhe e motrës dhe vëllait të saj, ajo do të thoshte se shpesh duheshte ta ndajmë së bashku veçanërisht vikendeve të qershorit.
Nuk ishte shumë, familja ime e afërt, por sigurisht edhe kushdo që të vinte për vizitë. Kisha dy kushërinjë Sonij dhe Xhoj, të cilët ishin të njohur për atë se bënin probleme.
Kishin aksione të hyrjes papritur në oborret e fqinjëve dhe humbje të ditës duke mos bërë gjë, shtyrje e njeri-tjetrit rreth zjarrit të mbrëmjes si me shaka, deri në ngritjen e shtëpisë në ajër. Me të vërtetë ishin argëtues, por edhe shkaktarë të vërtetë të problemeve.
Një nga lojërat e tyre të preferuara ishte tërheqja e kostumeve të banjës mua dhe motrës time Terezës.
Duke notuar ndër ne në ujë, na e tërhiqnin pjesën e poshtme të bikinive, duke bërë shaka. Ndonjëherë merrnin dhe rërë nga fundi i liqenit dhe e derdhnin mbi kurrizët tanë, që të rrëshqas ashtu i lagur dhe ngjitës ndërmjet lëkurës dhe kostumeve të banjos.
Kjo e dyta ishte e tmerrshme: kostumi im i banjës ishte i përlyer dhe me njolla, por e para ishte shumë më e keqe!
Kjo nuk ishte vetëm lojë: “Sa ne fëmijë 11 vjeçar mund të jemi të këqij?”(çka është më e keqja), tash më është i frikshëm fakti se TRUPAT TONË FEMROR JANË TË IDENTIFIKUAR SI OBJEKT PËR ZBAVITJE RUTINORE – VEÇANËRISHT NËSE JANË TË ZHVESHUR!
Derisa ritesha të afërmit e mi më mësonin të mos lejoj askush t’i prek pjesët të cilët janë të mbuluara me rroba banje – dhe shiko kushërinjët e mi tash, të cilët e largojnë atë mbrojtje dhe duan ta heqin.
Prindërit tanë rrinin në plazh, të lyer me vaj kokosi për rrezitje, në ulëse prej kashte dhe duke shikuar tërë kohës mos mbytemi.
Ndjehesha tmerrshëm për mënyrën se si më trajtonin këta djem. Isha e turpëruar dhe ndjehesha e dhunuar. Sigurisht, mendoja, sjellja e tyre nuk ishte e gabuar, sepse askush nuk reagonte ndaj saj.
Por kur do të bërtisja “Mami” ose “Babi”, për të kërkuar ndihmë, ndeshesha vetëm me “I lini vajzat rehat!”.
Në bisedat e mëtutjeshme kur tash më isha më e rritur kuptova: PRINDËRIT E MI JAN NDJERË TË PAFUQISHËM NË RAPORT ME PRINDËRIT E DJEMVE.
Ato të cilët duan të jenë bashkë me viktimën dhe t’i ndihmojnë sa do që është e mundur, janë të paaftë nga dënimi i pranuar në shoqëri – SHUPLAKA – si lloj i mjaftueshëm i dënimit.
Kjo që e mësova nga këto ndërveprime, ishte se kur unë kisha nevojë për ndihmë, nuk mundem të llogarisë në atë. Mësova se duhet ta lë baltën e ftohtë dhe të lagësht të rrëshqas mbi trupin tim – e pastaj vetëm unë të jem përgjegjëse për pastrimin e saj, e askush të mos më kërkoj falje dhe askush të mos jetë i dënuar.
Vazhdon…

Marrë nga http://centarzamame.rs/