Comments are off for this post

FALJE PUBLIKE: SULEJMAN MEHAZI PËR KOLUMNËN E VETË NË TË CILËN PËRDOR FJALË DEGRADUESE PËR PERSONAT LGBT

Më datë 10.08.2016, në portalin shqiptarë Gazeta Minerva është publikuar shkrimi me titull “Homoseksual – Pederastët e sotëm”, i shkruar nga ana e profesorit të shkollës së mesme profesionale komunale “Mosha Pijade” në Tetovë, Sulejman Mehazi.
Në tekstin e nënshkruar nga autori Sulejman Mehazi, ndërmjet të tjerash, thuhet:

“… jemi tamam në kohën e profetit Lut, kur lulëzonin homoseksual-pederastët, kohë e botës së prishur, rrënjësishtë, në çdo pore të jetës…”
“…Kohë kur shtetet më të zhvilluara, më të industrializuara, të përparuara e të kulturuara me të madhe në kushtetutat dhe ligjet e tyre përkrahin homoseksual-pederastët që nga rrethi më i ngushtë familjarë e deri në institucionet sociale, ekonomike, kulturore, arsimore, fetare, politike, kombëtare shtetërore. Me një fjalë jemi bërë jo prostitutë, po edhe më keq homoseksual-pederista për shkak se me tē madhe i përkrahim ata…”
“…Homoseksual-pederistët më të mëdhenj janë patriotët, fetarët, shkencëtarët, letrarët e politikanët me klanet e veta të krijuara ua kthejnë bythën njëri tjetrit për interesat e tyre personale. Na ruaj o Zot prej homoseksual-pederastëve!…”
Publikimi i një teksti të këtillë në të cilin promovohet dhe inkurajohet diskriminimi kundër homoseksualëve paraqet shkelje të ndalesës kushtetuese për mbrojtje nga diskriminimi, më tutje zgjeruar nëpërmjet Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Në tekst homoseksualët gjithashtu janë të stigmatizuar për shkak se janë të treguar si persona të sëmur shpirtërisht dhe fizikisht. Përmendja e homoseksualitetit në mënyrën e dhënë dhe në kontekstin e dhënë, shkon në favor të përforcimit të stigmës dhe diskriminimit kundrejt këtij komuniteti.

Prej këtu, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM – LGBT Qendrës për përkrahje nga diskriminimi, duke arsyetuar se me shkrimin e prof. Mehazit po shkelen të drejtat e personave LGBT, si prej legjislacionit maqedonas, ashtu edhe nga ai europjan, si dhe duke iu referuar praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rasti Vejdeland dhe të tjerët kundër Suedisë nga viti 2012.
Si rezultat i kësaj, Sulejman Mehazi publikoi falje publike, të cilën e transmetojmë të plotë:

Falje publike për “LGBT JUNAJTET”, Tetovë 21:43, 04/12/2016
„Të nderuar, miq, lexues e portale të ndryshme!

Komisioni për Mbrojtje dhe Diskriminim i Republikës së Maqedonisë me nr. 0801-184612 të datës 24.11.2016, ka bërë një parashtresë deri te Komisioni i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, kundër meje, Sulejman Mehazi.
Ky Komision për Mbrojtje dhe Diskriminim më ka ngarkuar për kolumnen, shkrimin tim publikuar në portalin e Shqipërisë gazeta “Minerva”, publikuar më 10.08.2016, me titull simbolik, metaforik: “Homoseksual-pederastët e sotëm”, dhe, se ky shkrim paskërka ofenduar, nënçmuar e diskriminuar Shoqatën “LGBT JUNAJTED,Tetovë.
Prandaj, kësaj Shoqate “LGBT JUNAJTED, Tetovë, unë, Sulejman Mehazi, i kërkoj falje publike, për shkak se shkrimi im aspak e fare s’ka të bëjë jo vetëm me këtë shoqatë, por edhe me tërë komunitetin e tyre, pasi çdokush ka të drejtë personale të orientimit seksual.
Qëllimi i titullit dhe i shkrimit në përgjithësi është metaforik, simbolik për të goditur mashtruesit, tinëzarët, servilët të cilët gjithçka kanë arritur suksese me anë të klaneve arsimore, kulturore, shkencore e politike!
Të nderuar ju, të Komision për Mbrojtje dhe Diskriminim në R. e Maqedonisë, kjo parashtresë e juaja më duket shumë tendecioze sepse askund në këtë shkrim se kam përmendur: “LGBT-në e Tetovës.“